Njoftim nga mbledhja e KQZ-së
Prishtinë, 10 qershor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.
Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandohet që:
- Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanaj;
- Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin; dhe
- Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.
Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë rekomandohet që:
- Arbëreshë Krasniqi të zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn.
Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të çregjistruar 4 parti politike, të cilat nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike, siç përcaktohet në nenin 12.6 të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.
Partitë politike të çregjistruara në mbledhjen e sotme, 10 qershor 2020, janë:
- ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova;
- SLS – Samostalna Liberalna Stranka;
- LD – Lëvizja për Drejtësi; dhe
- PEK – Partia Euroatlantike e Kosovës.