Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Anëtarët e KQZ-së diskutojnë me Zyrtarët Ekzekutiv për ndryshimet ligjore dhe harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me ligjin e ri

Prishtinë, 28 shkurt 2024 – Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbajtën një punëtori të veçantë dhe me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, të cilët janë të angazhuar në komunat e Republikës së Kosovës dhe kanë rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor. Gjatë kësaj punëtorie, të mbështetur nga OSBE, anëtarët e KQZ-së diskutan [...]

KQZ pjesëmarrëse e konferencës së ODIHR në Varshavë “Shkëmbimi rajonal për përmirësimin e sistemeve dhe praktikave të financimit të fushatës”

Varshavë, 21 dhe 22 shkurt 2024 – Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i përbërë nga Kryesuesi, Kreshnik Radoniqi, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala dhe Mergita Kryeziu, Zyrtare e Lartë për Parti dhe Subjekte Politike – po marrin pjesë në konferencën e organizaur nga ODIHR [...]

KQZ mban trajnim me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor finaciar

Prishtinë, 16 shkurt 2024 -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) mbajti trajnimin me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar të shpenzimeve. Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit është që të ndërtojë dhe forcojë kapacitetet e subjekteve politike në lidhje me [...]

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi takoi ambasadorin francez, Guérot

Prishtinë, 16 shkurt 2024 – Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambsadorin francez lidhur me punët intensive të institucionit për përgatitijen dhe harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar nga Kuvendi [...]

Njoftim nga mbledhja e 8-të e KQZ-së

Prishtinë, 15 shkurt 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 8-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në fillim të mbledhjes, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një njoftim lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Srpski Narodni Pokret” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 15 shkurt 2024 – “Srpski Narodni Pokret” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të partisë politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të [...]

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Shipërisë në Kosovë, Malaj

Prishtinë, 13 shkurt 2024 – Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Gjatë këtij takimi, Radoniqi e njoftoi ambasadorin Malaj se pas reformës zgjedhore të përfunduar në vitin e kaluar, KQZ-ja është duke u angazhuar në harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Po [...]

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, Davenport

Prishtinë, 9 shkurt 2024 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Temë e këtij takimi ishte angazhimi aktual i KQZ-së në drejtim të finalizimit të harmonizimit të akteve nënligjore, me theks të veçantë Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e [...]

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

Prishtinë, 8 shkurt 2024 – Sot, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı. Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin turk lidhur me angazhimet e KQZ-së dhe me theks të veçantë punën që po bëhet për haromonizimin e Rregulloreve Zgjedhore dhe Rregulloreve të Brendshme me Ligjin për Zgjedhjet [...]

Go to Top