Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Konkurs për kompozimin e melodisë së KQZ-së (21 korrik – 21 gusht 2023)

Prishtinë, 21 korrik 2023 – Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ri-shpalli konkursin për kompozimin e melodisë së institucionit. Melodia e KQZ-së do të jetë e përhershme, indentifikuese e institucionit dhe informatat të cilat do të transmetohen dhe publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi. Kjo melodi, duhet të ketë një ritëm [...]

Publikohen shpenzimet tremujore (prill – qershor 2023) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Prishtinë, 21 korrik 2023 – Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2023) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas këtij ligji, subjektet [...]

Njoftim nga mbledhja e 22-të e KQZ-së

Prishtinë, 20 korrik 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 22-të në këtë vit, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e projektit “Informimi i votuesve për caktimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit”. Ky projekt ka për qëllim të informojë qytetarët me të drejtë vote [...]

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

Prishtinë, 19 korrik 2023 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim edhe ambasadorin e Truqisë në Kosovë, Tunç Angılı. Gjatë këtij takimi, kryetari Radoniqi dhe ambasadori Tunç Angılı biseduan më gjerësisht lidhur me procesin e reformës zgjedhore, i përfunduar gjatë muajit qershor nga Kuvendi i Kosovës. Radoniqi e njoftoi ambsadorin [...]

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi takoi ambasadorin francez, Guérot

Prishtinë, 18 korrik 2023 – Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim edhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Kryetari Radoniqi e njoftoi ambasadorin Guérot se aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar në harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore, proces ky i domosdoshëm pas miratimit nē [...]

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi priti në takim Shefin e BE-së në Kosovë, Szunyog

Prishtinë, 18 korrik 2023 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së dhe njëherit Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Në këtë takim, Radoniqi mirëpriti përfundimin e procesit të reformës zgjedhore, ndërsa bisedoi me ambasadorin Szunyog lidhur me angazhimin aktual të KQZ-së për [...]

KQZ-ja fillon procesin e harmonizimit të Rregulloreve Zgjedhore me Ligjn për Zgjedhjet e Përgjithshme

Korrik, 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e haromonizimit të Rrgulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar më 8 qershor 2023 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Për këtë qëllim, KQZ-ja mbajti punëtorinë treditore, në të cilën u shqyrtuan Rregulloret Zgjedhore, pasi në ligjin e miratuar në Kuvend janë [...]

KQZ merr pjesë në tryezën rajonale “Digjitalizimi i proceseve zgjedhore – Perspektiva mbi sigurinë kibernetike dhe koordinimin ndërinstitucional në të gjithë Ballkanin Perëndimor”

Tiranë, 5 korrik 2023 – Në Shqipëri po mbahet konferenca dyditore me temën qëndrore “Digjitalizimi i proceseve zgjedhore, perspektivat mbi sigurinë kibernetike dhe koordinimin ndërinstitucional në Ballkanin Perëndimor”, qëllimi i së cilës është shkëmbimi i praktikave midis trupave të menaxhimit të zgjedhjeve dhe agjencive tjera. Në këtë ngjarje të organizuar nga KQZ e Shqipërisë në [...]

Go to Top