Organizimi dhe funksionimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur.
KQZ, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.
Përbërja e KQZ-së
KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, emërohen si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.
Këshillat e KQZ-së
KQZ, për nevoja të brendshme ka themeluar Këshillat e përhershëm. Këshillat i trajtojnë çështjet të caktuara sipas përgjegjësisë, dhe i përcjellin për miratim në formë të rekomandimeve, raporteve dhe konkluzione në mbledhjet e KQZ-së. Komisioni ka 5 këshilla të përhershëm:
Sekretariati i KQZ-së
Në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të tij, KQZ-së i ndihmon Sekretariati i KQZ-së i cili i zbaton vendimet e KQZ-së, përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së dhe siguron ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Sekretariati, gjithashtu, e asiston KQZ-në në zbatimin e funksioneve dhe përgjegjësive të cilat i janë caktuar në pajtueshmëri me rregullativën për zgjedhje.
Zyra për RPPC
Zyra e ngarkuar me përgjegjësi rreth Regjistrimit të Partive Politike funksionon si pjesë e Sekretariatit të KQZ-së.