Lista Votuese
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës. Pasi që pranon të dhënat nga Regjistri Civil, KQZ cakton votuesit në qendra të votimit, duke pas parasysh që qytetarët të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.
Për të votuar në zgjedhje, sigurohuni që jeni pjesë e Regjistrit Civil të Kosovës duke e verifikuar këtë informatë në Zyrat Komunale të Regjistrimit Civil
Ndërrimi i Qendrës së Votimit
Ju mund të verifikoni qendrën tuaj të votimit në link-un e mëposhtëm dhe nëse jeni caktuar larg vendbanimit tuaj atëherë ju mund të bëni kërkesën për ndërrim të qendrës së votimit, brenda afateve të caktuara.
Ndërrimin e qendrës së votimit mund ta bëni edhe përmes zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore.
29 Gusht – 26 Dhjetor 2024
29 Gusht – 26 Dhjetor 2024
Nëse aplikoni për ndryshim të qendrës së votimit përmes platformës online, KQZ do të njoftoj për statusin e aplikimit tuaj përmes emailit.
Kundërshtimi dhe konfirmimi i listës votuese
Nëse informatat tuaja apo të ndonjë personi që njihni nuk janë të sakta, jeni caktuar gabimisht në qendër të votimi apo nuk figuroni në Listën Votuese, ju mund të kërkoni rishikim nga KQZ. Kundërshtimi i listës mund të bëhet brenda afateve të caktuara, përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
29 Gusht – 28 Dhjetor 2024
Zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, ku do të ketë personel mbështetës, të cilët do të ju udhëzojnë në plotësimin e formularit përkatës dhe në hapat e mëtutjeshëm.
Duke dërguar ankesën përmes emailit: [email protected]
Vërejtje: Komisioni Qendror i zgjedhjeve ofron qasje në Listën Preliminare të Votuesve, personit kontaktues të subjektit politik të certifikuar në zgjedhje dhe organizatës vëzhguese të akredituar, të cilët kanë të drejtë të kundërshtojnë apo konfirmojnë atë.
Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni në numrin pa pagesë: 0800 55 555.