Akreditimi i vëzhguesve të medieve

Mediet lokale dhe ndërkombëtare që janë të interesuara të vëzhgojnë zgjedhjet mund ta bëjnë këtë duke aplikuar për akreditim të vëzhguesve sipas hapave në vijim:

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe madiave ndërkombëtare fillon me datë 21 janar dhe përfundon me 4 shkurt 2025.

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin për akreditim të medieve

Formulari për akreditim të medieve

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso listën e vëzhguesve për medie

Në shabllonin e listës se vëzhguesve do të vendosni të dhënat e të gjithë personave që do të vëzhgojnë zgjedhjet në emër të mediumit tuaj. Lista e vëzhguesve duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohet dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar.

Përveq listës së nënshruar, OJQ-të dhe misionet ndërkombëtare duhet të sjellin të njejtën listë në formatin Excel edhe në CD.

Lista e vëzhguesve për medie

Hapi 3 Bashkangjit çertifikaten e shtëpisë mediatike

Aplikacionit për akreditim të vëzhguesve të medieve duhet t’i bashkangjitet edhe një kopje e çertifikatës së shtëpisë mediatike.

Hapi 4 Dorëzo aplikacionin për akreditim të vëzhguesve në KQZ

Dokumentet e listuara në hapat paraprak duhet të dorëzohen në Zyren për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ.

  • Nëse aplikacioni juaj plotëson të gjitha kërkesat, KQZ do të vazhdoj me përgatitjen e bexhave të vëzhguesve tuaj.
  • Nëse aplikacioni juaj nuk plotëson të gjitha kërkesat, KQZ do të ju njoftoj se nuk jeni akredituar për të vëzhguar zgjedhjet.

Vërejtje: Aplikacionet e pranuara në email nuk konsiderohen, përveq në raste të aplikimit jashtë Republikës së Kosovës.

Aplkacionet për akreditimt të mediave jashtë Kosovës mund të dërgohen në email adresen: [email protected]