ĆEMAILJ KURTISI

Anëtar i KQZ-së

Ćemailj Kurtisi ka lindur më 14 qershor 1960 në Donji Ljubinje afër Prizrenit.

Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Për shkak të politikës, nuk mund të punësohet punë para luftës.

Shkruan për shumë gazeta dhe revista në gjuhën boshnjake. Deri më tani ka shkruar shtatë libra. Nga viti 1991 deri në 1993 ka punuar si administrator në DRSM / DSB (Koalicioni Vakat), kurse nga viti 2000 deri më 2002 ishte këshilltar në Komunën e Prizrenit.

Angazhimin e tij, Kurtisi e ka vazhduar duke shërbyer si Nënkryetar i Komunës së Prizrenit, gjatë periudhës 2002 – 2007. Më pas, nga viti 2007 dhe deri më 2013 shërbeu në pozitën e Zëvendësit të Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, gjatë dy mandateve.

Nga 2015 deri në 2018, punon si ndihmës i noterit.

Nga Marsi 2019 është në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me propozimin e “Grupit 6+” (Koalicioni Vakat).