Mbahet takimi i grupit konsultativ: KQZ – Shoqëri Civile

05/11/2018

Sot u mbajt takimi i parë i grupit konsultativ i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për informimin publik dhe edukimin e votuesve. Përmes këtij grupi synohet që të bashkërendohen përpjekjet për të realizuar sa më mirë informimin dhe edukimin e votuesve në proceset e ardhshme zgjedhore.

Në këtë takim të parë, përveç Kryeshefit Ekzekutiv, Enis Halimi dhe zyrtarëve tjerë të KQZ-së, morën pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme jo-qeveritare (Instituti Demokratik i Kosovës – KDI; Instituti për Demokraci dhe Zhvillim – D4D; Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD; Qendra për paqe dhe tolerancë – CPT; BIRN Kosova; dhe Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve – VORAE; Iniciativa për Progres – INPO). Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishin dhe përfaqësuesit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Thellimi i bashkëpunimit me akterët e jashtëm është një prej objektivave kryesore strategjike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë qëllim janë themeluar tri grupe konsultative: grupi konsultativ me Shoqërinë Civile; grupi konsultativ për barazi gjinore në zgjedhje dhe grupi konsultativ për qasje zgjedhore.

[foogallery id=”10574″]