Rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale
Prishtinë, 3 nëntor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të të Zgjedhjeve Lokale për 38 Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për 38 Kuvendet e këtyre komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Info shtesë: Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Statistikat
Statistikat sipas komunave
Statistikat sipas vendvotimeve
Statistikat e përgjithshme të votave me kusht
Statistikat e votave me kusht sipas komunave
Statistikat e përgjithshme të votave me postë
Statistikat e votave me postë sipas komunave
Rezultatet
Rezultatet për Kryetar të Komunave
Kandidatët e zgjedhur sipas subjekteve
Rezultatet e të gjithë kandidatëve
Rezultatet e subjekteve sipas vendvotimeve
Rezultatet e kandidatëve sipas vendvotimeve
Rezultatet e votave me kusht
Rezultatet e votave me kusht te subjekteve dhe kandidateve sipas komunave
Rezultatet e votave me postë
Rezultatet e votave me postë të subjekteve dhe kandidatëve sipas komunave