Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

06/02/2020

Prishtinë, 6 shkurt 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi emëroi anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimeve të grupeve parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Dhjetë anëtarët e emëruar të KQZ-së janë: Sami Kurteshi, Alim Rama, Sami Hamiti, Arianit Elshani, Ibrahim Selmanaj, Nenad Rikalo, Eshref Vishi, Ćemailj Kurtiši, Rifat Krasnic dhe Artan Asllani.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Në këtë ceremoni ishte prezente edhe Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

[foogallery id=”13131″]