AFATI PËR APLIKIM PËR AKREDITIMIN E VËZHGUESVE DHE MEDIAVE 9 PRILL – 12 MAJ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 9 prill ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj. Sipas vendimit të KQZ-së, ky afat përfundon me datë 12 maj 2019 në orën 18:00.
Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve mund ta dorëzojnë:
- Subjektet politike të certifikuara;
- OJQ-të;
- Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare;
- Organizatat Ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
- Përfaqësuesit e vendeve të huaja; dhe
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje.
Për më shumë informacione ju lutem viziotjeni ueb faqen e KQZ-së dhe Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim në KQZ. Formularët mund t’i merrni në ZRPPC apo edhe në këto vegza:
AKREDITIMI I VËZHGUESVE TË SUBJEKTEVE POLITIKE
AKREDITIMI I VËZHGUESVE TË OJQ-VE DHE MISIONEVE NDËRKOMBËTARE