ILIR GASHI
Ilir Gashi lindi më 6 qershorit 1978 në Llapushnik të komunës së Drenasit. Ka ndjekur shkollën e lartë në gjuhën angleze në Prizren nga viti 1999/2002.
Ka diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës 2009. Ka ndjekur programin në Institutin për studime politike në Prishtinë. Më pas, ai ka vazhduar një modul akademik në Forumin Botëror për Demokraci dhe Drejta të Njëriut në Francë/Strasbourg 2007 dhe i çertifikuar nga Këshilli i Evropës.
Ka mbaruar studimet post-diplomike në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.
Ka ndjekur disa trjanime profesionale nderkombëtare që ndërlidhen me proceset zgjedhore dhe sistemet politike në botë. Francë 2007, Skoci 2011, ShBA 2012, Britani të Madhe – Londër 2010/2017.
Gjatë periudhës 2005 – 2008, Iliri është angazhuar asistent i Gupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovë në Kuvendin e Kosovës si dhe gjatë periudhës 2008 – 2010 është emëruar zyrtar i lartë në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në vitin 2010 është emëruar për herë të parë Anëtar i KQZ-së pas nominimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë vitit 2011 është emëruar edhe Këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Më 30 korrik 2021 është emëruar anëtar i KQZ-së, në mandatin e tij të katërt, pas nominimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prizren.
Gjuhët: shipe, angleze, serbe (pasiv).