KQZ certifikon pjesën e dytë me 16 subjekte politike dhe 626 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës
23/12/2024
Prishtinë, 23 dhjetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 70-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e pjesës së dytë prej 17 subjekteve politike me gjithsej 626 kandidatë për deputet për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 (Në listë, subjektet e certifikuara nga numri rendor 12 deri në 27). Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar, duke përfshirë edhe subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në mbledhjen e kaluar (18 dhjetor), është: 27 subjekte politike me gjithsej 1,232 kandidatë.
ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, 9 SHKURT 2025 | ||
Nr. | Emërtimi i subjektet politike | Numri i kandidatëve |
1. | Lëvizja VETËVENDOSJE! | 110 |
2. | PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK | 110 |
3. | LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK | 110 |
4. | KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ | 25 |
5. | SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU | 40 |
6. | IRDK – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës | 41 |
7. | Koalicija Vakat | 48 |
8. | PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM | 35 |
9. | NOVA DEMOKRATSKA STRANKA | 46 |
10. | Jedinstvena Goranska Partija | 29 |
11. | Za Slobodu Pravdu i Opstanak | 12 |
12. | AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E – 30 | 110 |
13. | FJALA | 22 |
14. | PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS | 56 |
15. | PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – PLE | 61 |
16. | SRPSKA DEMOKRATIJA | 13 |
17. | Yenilikçi Türk Hareket Partisi | 25 |
18. | Kosova Adalet Türk Partisi | 1 |
19. | Koalicioni për Familje | 71 |
20. | Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar | 95 |
21. | Srpski narodni pokret | 12 |
22. | Partija kosovskih Srba | 9 |
23. | PDAK – LPB | 100 |
24. | Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka) | 28 |
25. | GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA | 10 |
26. | Opre Roma Kosova | 12 |
27. | FATMIR BYTYQI | 1 |
1,232 |