KQZ certifikon pjesën e dytë me 16 subjekte politike dhe 626 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

23/12/2024

Prishtinë, 23 dhjetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 70-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e pjesës së dytë prej 17 subjekteve politike me gjithsej 626 kandidatë për deputet për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 (Në listë, subjektet e certifikuara nga numri rendor 12 deri në 27). Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar, duke përfshirë edhe subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në mbledhjen e kaluar (18 dhjetor), është: 27 subjekte politike me gjithsej 1,232 kandidatë.

ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, 9 SHKURT 2025
Nr. Emërtimi i subjektet politike Numri i kandidatëve
1. Lëvizja VETËVENDOSJE! 110
2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK 110
3. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK 110
4. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ 25
5. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU 40
6. IRDK – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 41
7. Koalicija Vakat 48
8. PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM 35
9. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 46
10. Jedinstvena Goranska Partija 29
11. Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12
12. AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E – 30 110
13. FJALA 22
14. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS 56
15. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – PLE 61
16. SRPSKA DEMOKRATIJA 13
17. Yenilikçi Türk Hareket Partisi 25
18. Kosova Adalet Türk Partisi 1
19. Koalicioni për Familje 71
20. Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 95
21. Srpski narodni pokret 12
22. Partija kosovskih Srba 9
23. PDAK – LPB 100
24. Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka) 28
25. GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA 10
26. Opre Roma Kosova 12
27. FATMIR BYTYQI 1
    1,232