KQZ certifikon grupin e parë me 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

18/12/2024

KQZ certifikon grupin e parë me 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 18 dhjetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 69-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputet për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:

 

ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, 9 SHKURT 2025

Certifikimi i grupit të parë të subjekteve politike dhe kandidatëve

Nr. Emërtimi i subjektet politike Numri i kandidatëve
1. Lëvizja VETËVENDOSJE! 110
2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK 110
3. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK 110
4. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ 25
5. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU 40
6. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS 41
7. KOALICIJA VAKAT 48
8. PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM 35
9. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 46
10. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA 29
11. ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK 12
  606

 

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë.