KQZ certifikon grupin e parë me 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës
KQZ certifikon grupin e parë me 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës
Prishtinë, 18 dhjetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 69-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputet për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:
ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, 9 SHKURT 2025
Certifikimi i grupit të parë të subjekteve politike dhe kandidatëve |
||
Nr. | Emërtimi i subjektet politike | Numri i kandidatëve |
1. | Lëvizja VETËVENDOSJE! | 110 |
2. | PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK | 110 |
3. | LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK | 110 |
4. | KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ | 25 |
5. | SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU | 40 |
6. | INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS | 41 |
7. | KOALICIJA VAKAT | 48 |
8. | PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM | 35 |
9. | NOVA DEMOKRATSKA STRANKA | 46 |
10. | JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA | 29 |
11. | ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK | 12 |
606 |
Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë.