Njoftim nga mbledhja e 64-të e KQZ-së

27/11/2024

Prishtinë, 27 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 64-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

  1. Në fillim të mbledhjes u prezantua raporti lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendi ne Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Disa nga këto ativitete përfshijnë:
  • Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 26 nëntor 2024, në orën 15:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.orgjanë pranuar rreth 22,470 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 21,067 ndërsa 1,399 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.
  • Gjithashtu, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 26 nëntor 2024, në orën 15:00, janë pranuar 2,236 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (1,764 përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.orgdhe 472 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 2,161 kërkesa, ndërsa 75 të tjera janë refuzuar.
  • Është duke vazhduar edhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2024. Gjatë kësaj periudhe, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, përfshirë edhe rastet kur pretendon se ndonjë emër i votuesit nuk duhet të figurojë në këtë listë, qoftë edhe rastet kur figuron emri i ndonjë personi të vdekur, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Deri më tani, nuk është pranuar ndonjë kërkesë për kundërshtim.
  1. Në vazhdim të mbledhjes, KQZ shqyrtoi dhe miratoi specifikat për shërbimet postare për votimin jashtë vendit në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Me anë të këtij dokumenti, specifikohen çështje që kanë të bëjnë me dërgimin apo transportimin e materialeve zgjedhore në përfaqësitë diplomatike, në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 8 shkurt 2025 dhe kthimin e tyre në Kosovë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, materialet zgjedhore që kanë të bëjnë me votimin jashtë vendit, kanë statusin e dërgesës diplomatike dhe pas përfundimit të procesit të votimit kthehen në Kosovë. Në mesin e materialeve zgjedhore të cilat dërgohen në përfaqësi diplomatike në të cilat orgaizohet votimi janë: kutitë e votimit, kbinat e votimit, fletëvotimet, distinktivët për kryesuesin dhe anëtarët e KVV, vula për vulosjen e fletëvotimit, lidhëset e sigurisë që përmbajnë numrat serik, formularin e raportimit të daljes së votuesve gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas mbylljes së vendvotimit, librin e votimit, formularin e përputhjes së të dhënave dhe materiale të tjera që lidhen me procesin zgjedhor, etj. Në këtë dokument, parashihen edhe specifikat për dërgimin në Kosovë të pakove me fletëvotime dhe të materialeve tjera zgjedhore nga kutitë postare jashtë që do të hapen në 22 shtete. Kutitë postare jashtë Kosovës sshërbejnë për të mundësuar votimin për shtetasit që janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin në adresë të kutisë postare të KQZ-së jashtë Kosovës.
  2. Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi edhe specifikat tenike për furnizim me materiale të posaçme me qëllim që votuesve të verbër dhe me të pamur të dobësuar t’i mundësohet votimit në vendvotim në mënyrë të pavarur dhe duke ruajtur fshehtësinë e votes. Sipas projektit të KQZ-së, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, do të shtypen 1,000 fletëotime/shabllonë në alfabetin e Brailit dhe 1,000 broshura informuese për subjektet që certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje dhe kandidatët e tyre.

Në këtë mbledhje, KQZ shqyrtoi dhe miratoi edhe këto vendime:

  • Vendim për miratimin e projektit informues për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025, dhe
  • Vendim për miratimin e specifikave për shkatërrimin e UV sprejit nga proceset e kaluara zgjedhore në Kosovë.