KQZ bashkëpunon me Rrjetin e Grave të Kosovës
Divizioni për Informim dhe Edukim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilloi sot një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) znj. Igballe Rogova, për të konfirmuar dhe vazhduar bashkëpunimin në mes të dy palëve, për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025.
Ky bashkëpunim, ndër të tjera, përfshin organizimin e tryezave të rrumbullakëta mbi barazinë gjinore në procesin zgjedhor. Këto tryeza do të mbahen në nëntor dhe dhjetor 2024. Diskutimet gjatë tryezave kanë për qëllim trajtimin e sfidave të lidhura me gjininë në zgjedhje.
Tryezat organizohen me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe RrGK do të bashkëpunojë me KQZ-në duke kontribuar me ekspertizën, rrjetin e gjerë dhe njohuritë për këto tematika për të nxitur dialog gjithëpërfshirës dhe për të promovuar barazinë gjinore në proceset zgjedhore.