Gratë në Kaçanik marrin pjesë në takim informues për procesin zgjedhor
12/11/2024
Më 04.11.2024, Zyrtari Ekzekutiv i Komisionit Komunale të Zgjedhjeve në Kaçanik organizoi takim informues me gratë e komunës. Morën pjesë rreth 30 përfaqësuese nga subjektet politike, administrata komunale, asambleiste, ekzekutivi komunal, shoqëria civile, sektori privat, sektori i shëndetësisë, shoqata e pensionerëve gra dhe sektori i amvisërisë.
Takimi informues dhe përmbajtësor u fokusua në ndryshimet ligjore që lidhen me procesin zgjedhor dhe statistikat gjinore të pjesëmarrjes së grave në votime. U diskutua për përfshirjen e grave në organet menaxhuese, si Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve, duke nxjerrë në pah mundësitë për rritjen e rolit të grave në proceset zgjedhore.