KQZ vazhdon me fushatën informuese për të rinjtë

21/05/2024

19 – 20 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese për votuesit e rinj: “Zëri yt, vota jote!”.

Gjatë këtyre ditëve, zyrtarët e KQZ-së takuan me qindra të rinjë të komunave Prizren, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Shtërpcë dhe Junik, të cilët u informuan për të drejtën për t’u zgjedhur dhe rëndësinë e votës për të zgjedhur përfaqësuesit.

Gjithashtu, të rinjtë, të cilët mund të jenë votues për herë të parë në procesin e ardhshëm zgjedhor, u informuan edhe për rolin e KQZ-së në përgatitjen e proceseve zgjedhore në vendin tonë.

Në muajin maj KQZ ka filluar fushatën informuese njëmujore dhe sipas planifikimeve pjesë e saj do të bëhen rreth 23,000 të rinj të komunave të ndryshme të Kosovës.