Regjistrimi i Partisë Politike “ROMANI INICIYATIVA” i hapur për shqyrtim publik

16/05/2024

Prishtinë, 16 maj 2024 – “ROMANI INICIYATIVA” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi për regjistrim të partisë politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku mund t’i shqyrtojë dokumentet e regjistrimit.

Sipas Rregullores Zgjedhore nr.01/2024 për Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike, neni 3, paragrafi 5, secili mund ta kundërshtojë kërkesën në bazë të një ose më shumë arsyeve të parashtruara në nenin 4 të po kësaj Rregulloreje, me dorëzimin e kundërshtimeve me shkrim në Zyrë së bashku me çfarëdo të dhëne apo materiali që mbështetë kundërshtimet brenda shtatë (7) nga shpallja e shqyrtimit publik.

Të gjitha materialet e regjistrimit, duke përfshirë programin e partisë, statutin, dhe shenjën do të jenë në dispozicion për shikim dhe komente nga publiku. Promovimi i transparencës për procesin e regjistrimit  të partive politike, është pjesë e procesit të KQZ-së.

Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike gjendet në Rr. Migjeni nr. 21 në Prishtinë.  Secili që dëshiron t’i shikojë dokumentet mund të ketë qasje në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së tek linku ngjarje dhe njoftime apo të vijë në Zyrë prej orës 10:00 – 14:00 gjatë ditëve të punës, nga data 16 gjer më 20 maj 2024. Për informatë shtesë mund të kontaktoni Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:  +381 (0)38 200 81 010.