Njoftim nga mbledhja e 35-të KQZ-së

27/12/2023

Prishtinë, 27 dhjetor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen 35-të dhe të fundit për këtë vit, nën drejtimin e kryesuesit, Kreshnik Radoniqi.

  • Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi ndaras rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike (ZRCKFPP) për pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate, të cilat nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor. Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për partinë politike Lëvizja për Bashkëveprim (LpB) ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike Partia Socialdemokrate ky afat ka qenë më 15 dhjetor 2023.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhore në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partivë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

  • Në pikën tjetër të rendit të ditës, pas rekomandimit nga ZRCKFPP, KQZ mori vendim për shlyerjen e borxheve të partive dhe subjekteve politike për periudhën 2014 – 2020 nga regjistri i llogarive të arkëtueshme.

Gjatë kësaj periudhe, për vonesat në mospërmbushjen e obligimeve ligjore nga partitë politike të regjistruara ose nga subjektet politike të certifikikuara për pjesëmarrje në ndonjë proces zgjedhor, KQZ kishte shqiptuar 32 gjoba, 6 prej të cilave për subjekte politike të certifikuara dhe 18 të tjera për parti politike që në kohën e shqiptimit të gjobës kanë qenë të regjistruara, ndërkohë që tani nuk janë, sipas listës në vijim:

 

Viti Subjekti Politik Shuma e gjobës

Nr. i vendimit të
shqiptimit të gjobës

2014 Crnogorska Liberalna Stranka 1,002.40 349-2014
Inicijativa za Bolji Život 1,008.10 536-2014
Zajedno za Lipljan 1,008.10 538-2014
Hysni Rexhepi 1,008.10 532-2014
Demokratska Inicijativa 1,007.80 535-2014
Total: 5 subjekte politike 5,034.50
2015 Demokracia Sociale e Kosovës 1,000.00 € 359-2015
Partia e Pensionisteve të Kosovës 1,000.00 € 362-2015
Lëvizja Islame Bashkohu 1,000.00 € 360-2015
Partia Nacionale Demokratike Shqiptare 1,000.00 € 367-2015
Narodna Crnogorska Partija Kosova 1,000.00 € 361-2015
Samostalna Demokratska Stranka 1,000.00 € 363-2015
Socijaldemokratija 1,000.00 € 357-2015
Srpska Narodna Stranka 1,000.00 € 368-2015
Srpska Narodna Partija Kosova 1,000.00 € 366-2015
Nova Demokratija 1,000.00 € 364-2015
Demokratska Alternativa 1,000.00 € 365-2015
Total: 11 subjekte politike 11,000.00
2016 PARTIA E TË GJELBËRVE TË KOSOVËS 320.00 € 160-2016
LËVIZJA E RE DEMOKRISTIANE 320.00 € 167-2016
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR 320.00 € 15-2016
LËVIZJA ISLAME BASHKOHU 320.00 € 148-2016
PARTIA LIBERALE E KOSOVËS 350.00 € 151-2016
SRPSKA NARODNA PARTIJA KOSOVA 350.00 € 221-2016
Totali: 6 subjekte politike 1,980.00
2017 PGJK-PARTIA E TË GJELBËRVE TË KOSOVËS 300.00 € 135-2017
PLK-PARTIA LIBERALE E KOSOVËS 350.00 € 204-2017
PARTIA NACIONALE DEMOKRATIKE SHQIPTARE 350.00 € 206-2017
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR 350.00 € 205-2017
Totali: 4 subjekte politike 1,350.00
2018 CRNOGORSKA LIBERALNA STRANKA 320.00 € 350-2018
GI NARODNA PRAVDA 1,001.40 € 300-2018
Crnogorska Liberalna Stranka– CLS 1,001.00 € 346-2018
Totali: 3 subjekte politike 2,322.40
2019 Crnogorska Liberalna Stranka– CLS 320.00 € 468-2019
Lëvizja për Drejtësi – LD 1,000.90 € 621-2019
Totali: 2 subjekte politike 1,320.90
2020 Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova-ESDAK 1,000 € 505-2020
1 subjekt politik 1,000