Rreth 13 mijë maturantë u informuan për të drejtën e votës dhe zgjedhjet në Kosovë

07/03/2023

Rreth 13 mijë maturantë nga 30 komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës janë informuar për procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Gjatë realizimit të këtij projekti, Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve dhe ligjëruesit e angazhuar nga KQZ-ja, kanë diskutuar me maturantë për të drejtën e votës, rëndësinë e zgjedhjeve, procedurat dhe sistemin zgjedhor në vendin tonë. Të rinjtë janë informuar edhe përtë drejtën për të qenë i zgjedhur.

Po ashtu, në kuadër të projektit “Informimi dhe edukimi i votuesve të rinj për zgjedhje, është bërë edhe simulimi i votimit me dy lloje të fletëvotimit.