Përmbyllet afati për aplikim të subjekteve politike dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

07/09/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Gjatë këtij afati të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (27 gusht – 6 shtator) kanë dorëzuar aplikim për certifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejt 25 subjekte politike, prej tyre janë:

  • Parti Politike  – 20;
  • Koalicione – 4 dhe
  • Kandidat i Pavarur – 1.
  Komuniteti KOALICIONET/Koalicije
1 Boshnjak Koalicioni VAKAT

DEMOKRATSKA STRANKA BOŠNJAKA (DSB) – DEMOKRATSKA STRANKA VATAN (DSV) – UJEDINJENA STRANKA BOŠNJAKA (USB)

2 Shqiptar Koalicioni AAK-PSD

ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – PARTIA SOCIALDEMOKRATE

3 Shqiptar Koalicioni NISMA-AKR-PD

NISMA SOCIALDEMOKRATE – ALEANCA KOSOVA E RE – PARTIA E DREJTËSISË

4 Serb SLOBODA

SLOBODA

 
  Komuniteti PARTITË POLITIKE
1 Rom PREBK – PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS
2 Goran GIG – GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE
3 Goran JGP – JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA
4 Serb SRPSKA LISTA
5 Egjiptian IRDK – INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS
6 Serb SLS – SAMOSTALNA LIBERALNA STRANKA
7 Boshnjak NDS – NOVA DEMOKRATSKA STRANKA
8 Goran PG – POKRET ZA GORA
9 Boshnjak SDA – STRANKA DEMOKRATSKE AKCIJE
10 Rom KNRP – KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA
11 Ashkali PDAK – PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS
12 Egjiptian PLE – PARTIA LIBERALE E EGJIPTIANE
13 Ashkali PAI – PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM
14 Turk KDTP – KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI
15 Serb PKS – PARTIJA KOSOVSKIH SRBA
16 Shqiptar LDK – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
17 Shqiptar FJALA
18 Shqiptar PEK – PARTIA EUROATLANTIKE E KOSOVËS
19 Shqiptar LËVIZJA VETËVENDOSJE!
20 Shqiptar PDK – PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
 
  Komuniteti KANDIDATI I PAVARUR
1* Boshnjak ESMIR KASI
     
    INICIATIVAT QYTETARE
  –/– –/–

 

* Sqarim – Gjatë publikimit të informacioneve në përmbyllje të afatit, është lëshuar një gabim teknik tek përshkrimi i komunitetit të cilit i përket Kandidati i Pavarur, z. Esmir Kasi. Ne kërkojmë mirëkuptimin për këtë lëshim si dhe njoftojmë se kjo është rregulluar pasi siç mund ta shihni në tabelën më lartë, z. Esmir Kasi i përket komunitetit boshnjak.