KQZ-ja certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 19 majit në katër komuna

13/05/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.  

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Lista votuese bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Komunat Numri i votuesve Numri i qendrave të votimit 

Numri i vendvotimeve

LEPOSAVIQ

18 164 18 31
ZUBIN POTOK

8 535

12

16

ZVEÇAN

9 229

7

13

MITROVICË E VERIUT

22 055

7

27

  57 983 44

87