Numërohen 28 nga 187 kuti votimi me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës

Prishtinë, 01 mrs 2025 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës, i cili ka filluar një ditë më herët. Deri në përfundim të ditës së premte (28 shkurt 2025) në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, [...]