Votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme dhe në zgjedhjet lokale.
Regjistrimi për votim jashtë Kosovës
Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe jetoni jashtë Kosovës, mund të aplikoni si votues jashtë Kosovës, duke dërguar kërkesën për regjistrim sipas njërës nga mënyrat, në vijim:
29 Gusht – 26 Dhjetor 2024
Sistemit elektronik, duke klikuar këtu
Postës, duke ndjekur hapat në vijim:
Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës
Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse
Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni:
- Kopjen e njërit nga dokumentet identifikues të lëshuara nga Republika e Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë ose lejen e vozitjes.
- Fotografinë tuaj së bashku me dokumentin identifikues në dorë.
- Në rast se dokumenti identifikues i lëshuar nga Republika e Kosovës është me afat të skaduar, Ju duhet të bashkangjisni edhe një kopje të dokumentit identifikues të vlefshëm të shtetit ku jetoni.
Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse duhet t’i dërgoni përmes postës në kutinë postare të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.
Dorëzimi i fletëvotimeve përmes kutive postare brenda dhe jashtë Kosovës
Pasi të pranoni konfirmimin se kërkesa juaj për regjistrim është aprovuar, në të njëjtën email ju do ta pranoni Dëftesën e Regjistrimit, të cilën duhet ta printoni dhe së bashku me pakon me fletëvotim ta dërgoni me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:
9 janar – 8 shkurt 2025
Hapi 2 Plotëso fletëvotimin
Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës ju duhet të votoni për një subjekt politik dhe deri 10 kandidatë të të njëjtit subjekt politik.
Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.
Hapi 3 Vendos në zarf
a) Fletëvotimin e plotësuar e vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.
b) Zarfin me fletëvotimin dhe dëftesën e regjistrimit (të cilën e keni pranuar përmes e-mailit) vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet të shkruani adresën e kutisë postare. KQZ do të ju njoftoj për adresat e kutive postare para fillimit të periudhës së votimit.
Zarfet e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajnë fletëvotimin ose fletëvotimet brenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfet e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.
Vëmendje Çka duhet të keni parasysh
- Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të jetë individuale.
- Secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë, nuk mund ta “bartni” ose “delegoni” tek dikush tjetër.
- Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi, do të ndiqeni penalisht.
Pakoja me fletëvotim do të aprovohet, nëse është individuale dhe është dërguar nga personi i cili figuron në listën e votuesve jashtë Kosovës dhe përmban:
- pullën ose vulën postare të shtetit ku votuesi jeton,
- fletëvotimin,
- dëftesën e regjistrimit.
Në rast të mos përmbushjes së njërës nga këto kritere, zarfi me fletëvotim do të refuzohet.
Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.