Votimi me Kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson votuesve të votojnë me kusht, në rast se emri i tyre gjendet në listën votuese mirëpo për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar.

Për të mundësuar këtë shërbim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron që në secilën komunë të ketë një qendër të votimit me kusht, ku votojnë votuesit me kusht.

Në Zgjedhje për Kuvend të Kosovës votuesi mund të votoj me kusht në cilëndo komunë të Republikës së Kosovës. Ndërsa në Zgjedhjet Lokale, votuesit i lejohet të votoj me kusht në komunën në të cilën ai figuron në listën votuese.

Numërimi i votave me kusht

Votat me kusht nuk numërohen në vendvotim. Ato vendosen në thasë, të cilët mbyllen me lidhëse të sigurisë, dhe dërgohen në Qendër të Numërimit dhe Rezultateve.

Në Qendër të Numërimit dhe Rezultateve, bëhet regjistrimi dhe krahasimi e votuesve me kusht me listën votuese të gjeneruar ne mënyrë elektronike nga procesi i votimit.

Kur konfirmohet se zarfi me kusht është në rregull, bëhet grumbullimi i zarfeve me kusht. Pastaj ekipi i numërimit largon zarfet me të dhëna dhe mbetën vetëm zarfet e pashënuara të cilat përmbajnë fletëvotime. Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron mbrojtjen e fshehtësisë së votuesve që kanë votuar me kusht.

Për të parë listën e qendrave të votimit ku organizohet votimi me kusht, klikoni këtu.