Çertifikimi i subjekteve politike
Procesi i Çertifikimit të Subjekteve Politike
Të gjitha subjektet politike, duke përfshirë partitë politike, iniciativat qytetare, koalicionet, dhe kandidatët e pavarur, duhet të aplikojnë për certifikim për të garuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Aplikimi do të bëhet përmes sistemit elektronik të KQZ-së të cilin e gjeni në linkun: certifikimi.kqz-ks.org. Për tu certifikuar, subjektet politike duhet të ndjekin hapat në vazhdim, të cilët janë ilustrim i veprimeve që duhet të ndërmerren gjatë aplikimit tyre në sistemin elektronik.
Afati për aplikim fillon më 1 shtator 2024 dhe përfundon më 11 dhjetor 2024 në ora 16:00. Aplikimi do të bëhet vetëm përmes sistemit elektronik.
Hapi 1 Plotëso kërkesën për çertifikim të subjekteve politike përmes sistemit elektronik
Hapi 2 Libreza duhet të dorëzohet në kopje fizike, si dhe në kopjen elektronike (në CD) në formatin Excel/shtojca -2
Subjektet politike, në aplikimin për certifikim, duhet të përfshijë librezat e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar subjekti politike duhet t’i mbledhin njëmijë (1,000) nënshkrime të vlefshme, nëse ka për qëllim të garojë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Subjekti politik që ka marr së paku një (1) ulëse në Kuvendin e Kosovës, nuk kërkohet të dorëzojë nënshkrimet në mbështetje të aplikimit për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Hapi 3 Plotëso formularin e pëlqimit të koalicionit
Ky formular plotësohet vetëm nga partitë politike të interesuar të garojnë në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes një koalicioni. Koalicionet mund të bëhen vetëm në mes të partive politike.
Hapi 4 Lista e kandidatëve të Koalicionit
Lista e kandidatëve të koalicionit që duhet të përmbajë informatën e saktë mbi numrin e kandidatëve të secilës parti politike që është pjesë e koalicionit, duke shënuar përkatësinë partiake të secilit kandidat në listë.
Hapi 5 Plotëso listën e kandidatëve të subjektit politik
Në këtë listë duhet të shënohen të dhënat e të gjithë kandidatëve të cilët garojnë për Zgjedhje për Kuvendin e Kosovës. Brenda listës duhet të aplikohet kuota gjinore prej 30%, që do të thotë që së paku 30% e kandidatëve duhet t’i përkasin njërës gjini. Gjatë plotësimit të listës, çdo i treti kandidatë në listë duhet t’i përkas gjinisë së nën përfaqësuar (në shumicën e rasteve gjinia e nën përfaqësuar janë gratë).
Lista duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohet dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar i subjektit politik. Listën e nënshkruar, subjekti politik duhet ta ngarkojë në sistem.
Hapi 6 Plotëso formularin e çertifikimit të kandidatit
Secili kandidatë që garon në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës duhet të plotësoj formularin e çertifikimit të kandidatit me të dhëna personale. Përveç listave të nënshkruara, subjekti politik duhet t’i ngarkoj në sistem.
Hapi 7 Kodi i Mirësjelljes
Kodi i Sjelljes për subjektet politike dhe mbështetësit e tyre dhe kandidatët ka për qëllim krijimin e kushteve në të cilat populli i Kosovës mund të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të mirë-informuara në një atmosferë të tolerancës demokratike, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit.
Hapi 8 Dorëzo deklaratën politike
Të gjitha subjektet politike duhet të shkruajnë një deklaratë politike, e cila përmbanë pjesët kryesore të programit të tyre. Formati i shkruarjes së deklaratës politike nuk është i përcaktuar, por nuk duhet të tejkaloj 150 fjalë. Deklarat duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik. Iniciativat qytetare duhet të dorëzojnë edhe një akt themelim të iniciativës.
Hapi 9 Dorëzo simbolin e subjektit politik
Për tu çertifikuar me sukses, partitë politike duhet të dorëzojnë simbolin e subjektit. Kjo kërkesë vlen vetëm për partitë politike. Ky simbol do të vendoset në fletëvotim, ashtu si pranohet në KQZ.
Hapi 10 Paguaj për shërbimin e çertifikimit
Gjatë dorëzimit të dokumenteve, subjektet politike do të bëjnë pagesën në vlerë prej një mije (1000) eurosh nëse ka për qëllim të garojë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Subjektet politike që në zgjedhjet e fundit të të njëjtit nivel kanë marrë të paktën një ulëse, lirohen nga pagesa e certifikimit