Pyetjet më të shpeshta

Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, qoftë në ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet.

Përveç në rastet kur kjo kufizohet me vendim gjyqësor.

  • Letërnjoftim;
  • Pasaportë; ose
  • Lejen e vozitjes.

Qendrën e votimit mund ta gjeni përmes:

  • Platformës online në linkun: kqz-ks.org; ose
  • Në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Qendrën e votimit mund ta ndërroni brenda komunës në çdo kohë deri në dyzet e pesë (45) ditë para ditës së zgjedhjeve.

Kërkesën për ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni:

  • Përmes platformës online në linkun: qv.kqz-ks.org; ose
  • Në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit fillon, jo më vonë se dymbëdhjetë (12) ditë pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve dhe përfundon, jo më vonë se 2 ditë pas përfundimit të periudhës për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

Lista e kandidatëve publikohet pas certifikimit nga KQZ në datat e caktuara gjatë një procesi zgjedhor, dhe mund ta gjeni në Ueb faqen e KQZ-së.

Periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët e tyre, fillon me datën 11 janar 2025 dhe përfundon me datën 9 shkurt 2025, në orën 06:59 (para hapjes së qendrave të votimit).

Të gjitha materialet për edukim dhe informim mund t’i gjeni në Ueb faqen e KQZ-së, dhe rrjete sociale të KQZ-së. Informacionet, shpërndahen edhe përmes televizioneve, radios dhe portaleve.

Ka disa mënyra për të u angazhuar në zgjedhje:

  • Votimi në mënyrë korrekte;
  • Nëse vëreni ndonjë shkelje, mund ta raportoni në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
  • Mund të akreditoheni për të vëzhguar zgjedhjet duke i’u bashkuar vëzhguesve të subjekteve politike apo organizatave të shoqërisë civile.
  • Mund të angazhoheni me stafin e zgjedhjeve përmes një angazhimi të drejtpërdrejtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
  • Mund të emëroheni si anëtar i Këshillave të Vendvotimit nga subjektet politike ose, në disa raste, nga organizatat e shoqërisë civile.
      1. 1.Subjektet politike të certifikuara;
      1. 2. Organizatat jo qeveritare;
      1. 3. Organizatat ndërkombëtare;
      1. 4. Mediat;
      1. 5. Përfaqësitë diplomatike në Kosovë;

6. Institucionet qeveritare/ ndërqeveritare.

Këto subjekte duhet të plotësojnë kriteret dhe të akreditohen nga KQZ. Nëse jeni të interesuar për t’i vëzhguar zgjedhjet, duhet të bashkoheni me një prej këtyre subjekteve që janë të akredituara për vëzhgimin e zgjedhjeve.

  • Formulari për akreditim të vëzhguesit,
  • Lista e vëzhguesve në formë elektronike,
  • Për çdo vëzhgues: emrin, mbiemrin, datën e lindjes, numrin personal dhe numrin e telefonit për kontaktim, në formën elektronike.

Nuk mund t’i vëzhgoni zgjedhjet nëse jeni:

  • Kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kandidat për Kuvendin Komunal, ose kandidat për kryetar komune;
  • Pjesëtar i policisë së Kosovë ose i një shteti tjetër;
  • Pjesëtar ushtarak i Kosovës ose i një vendi tjetër;
  • Pjesëtar i inteligjencës së Kosovës ose i ndonjë shteti tjetër.

Vëzhguesit, duhet të jenë neutral dhe nuk mund të ndërhyjnë apo të ndikojnë në procesin zgjedhor në asnjë mënyrë.

Personat me nevoja të veçanta konsiderohen:

  • Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia
  • Personat në spitale
  • Personat e moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit
  • Personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor
  • Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit,
  • Strehimoret për mbrojtjen e viktimave
  • Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie, si dhe
  • Personat në arrest shtëpiak

KQZ-ja i dërgon ekipet mobile për të lehtësuar procesin e votimit për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta, të cilët janë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të aftësisë së kufizuar, arsyeve shëndetësore ose arsyeve tjera.

Për këtë shërbim ju duhet të regjistroheni përmes sistemit elektronike ose fizikisht në zyrët e KKZ-së përkatëse.

Mund të votoni në ditën e zgjedhjeve në çdo kohë prej orës 7:00, deri në ora 19:00. Askush nuk mund të votojë pas mbylljes së Qendrave të Votimit, përveç votuesve që janë në radhë për të votuar në momentin e mbylljes.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, ju do të pranoni një fletëvotim. Së pari, sigurohuni që fletëvotimi që keni marrë është i vulosur në pjesën e pasme, pasi vetëm fletëvotimet e vulosura janë të vlefshme. Në fletëvotim, shënjoni vetëm një subjekt politik në anën e majtë dhe deri në 10 kandidatë në anën e djathtë. Në çdo kabinë të votimit, gjendet një broshurë me numrat dhe emrat e subjekteve dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje

Në zgjedhjet lokale të Kosovës, ju do të pranoni dy fletëvotime – një për Kuvend Komunal dhe një për Kryetar të Komunës. Së pari, sigurohuni që fletëvotimet që keni marrë janë të vulosura në pjesën e pasme, pasi vetëm fletëvotimet e vulosura janë të vlefshme.

    • Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili ka kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë duhet të votoni vetëm një kandidat/e. Në kabinën e votimit, do të gjeni një broshurë me numrat dhe emrat e subjekteve dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje
    • Në fletëvotimin për Kryetarin/e të Komunës, i cili ka kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve që garojnë për këtë post në komunën tuaj, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Votat për subjektet politike numërohen në Vendvotim, pas mbylljes së vendvotimeve. Ndërsa votat për kandidatët e Subjekteve Politike numërohen në Qendrat Komunale të Numërimit. Ato numërohen nga stafi i vendvotimit, nën vëzhgimin e vëzhguesve të zgjedhjeve.
Rezultatet për Subjektet Politike futen në Formularët e Rezultateve të Subjekteve (FRS), ndërsa rezultatet për kandidatët të Subjekteve Politike futen në Formularin e Rezultateve për Kandidatë (FRK). Votat me kusht, votat nga jashtë, dhe votat nga votuesit të veçanta numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ përmes stafit të angazhuar për raportim, mbledh të dhënat përmes platformës elektronike nga të gjitha Vendvotimet dhe Qendrat Komunale të Numërimit. Rezultatet preliminare mund të shihen në Ueb faqen e KQZ-së. Këto rezultate preliminare nuk i përfshijnë votat me kusht, votat nga jashtë, dhe votat nga votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta të cilat numërohen më vonë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Mund t’i raportoni shkeljet duke telefonuar falas në 0 800 55 555, i cili ju lidhë direkt me Dhomën e Operative të KQZ-së. Raporti juaj shënohet dhe pastaj varësisht nga shkelja, KQZ-ja koordinohet me stafin në terren dhe nëse është e nevojshme edhe me forcat e policisë dhe me prokurorët e terrenit për ta adresuar shkeljen.

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote, përfaqësuesit e subjekteve politike, anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve, dhe vëzhguesit vendor kanë të drejtë ankese. Ankesa duhet:

1) Të parashtrohet nga personi me të drejtë ankese.

2) Të dorëzohet brenda afatit të kërkuar.

3) Të dorëzohet me shkrim duke e plotësuar formularin nga PZAP që mund të gjendet në Sekretariatin e PZAP-it, në Ueb faqen e PZAP-s, dhe në të gjitha vendvotimet.

4) T’i referohet shkeljes specifike të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale, dhe rregulloreve të KQZ-së.

5) Të nënshkruhet nga personi që e parashtron ankesën.

1. Kur do të mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës?

Më 9 shkurt 2025 do të mbahen Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

2. Ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës?

Periudha e aplikimit për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar me datën 29 gusht 2024 dhe përfundon me datën 26 dhjetor 2024.

3. Si mund të regjistrohem për votim jashtë Kosovës?

Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe jetoni jashtë Kosovës, mund të aplikoni për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes dy mënyrave:

Sistemit elektronik: diaspora.kqz-ks.org

  • Pasi të hyni në faqe, shënoni numrin tuaj personal dhe datën e lindjes.
  • Pastaj shtypni butonin “Kërko” ku do të shfaqen disa nga të dhënat tuaja, më pas plotësoni të dhënat e kërkuara, si dhe përcaktoheni për njërën nga mënyrat e votimit:
  • Përmes Përfaqësive Diplomatike;
  • Përmes Postës në kutinë postare jashtë Kosovës;
  • Përmes Postës në kutinë postare në Kosovë.

Pasi t’i plotësoni të dhënat e kërkuara, ju duhet të ngarkoni kopjen e njërit dokument idetifikues të Republikës së Kosovës si: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes dhe fotografinë tuaj së bashku me dokumentin identifikuese të Kosovës në dorë.

Postës në kutinë postare të KQZ-së.

  • Duke plotësuar Formularin e regjistrimit, https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/ të plotësuar dhe të nënshkruar;
  • Kopjen e njërit nga dokumentet e identitetit, të lëshuara nga Republika e Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë ose lejen e vozitjes;
  • Në rast se dokumenti identifikues i lëshuar nga Republika e Kosovës është me afat të skaduar, duhet bashkëngjitur edhe një kopje e dokumentit të vlefshëm të identitetit të shtetit në të cilin jeton.
  • Aplikuesi ngarkon fotografinë e tij, në të cilën ai mban në dorë, të hapur, dokumentin e tij të identitetit të Republikës së Kosovës.

4. Si bëhet fotografia me dokument identifikues të Republikës së Kosovës në dorë?

5. Nëse kam dokument me afat të skaduar të Republikës së Kosovës, si të veproj?

Nëse dokumenti identifikues i lëshuar nga Republika e Kosovës është me afat të skaduar, duhet bashkëngjitur edhe një kopje e dokumentit të vlefshëm të identitetit të shtetit në të cilin jeton.

6. A mund të aplikoj për regjistrim nëse nuk kam shtetësi të Republikës së Kosovës?

Të drejtë për regjistrim si votues jashtë Kosovës kanë vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës.


7. A mund të aplikoj për regjistrim me certifikatë apo ekstrakt të lindjes?

Me certificate apo ekstrakt të lindjes nuk keni të drejtë të regjistroheni si votues jashtë Kosovës. Të drejtë për regjistrim si votues jashtë Kosovës kanë vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës që posedojnë një nga dokumentet identifikues të Republikës së Kosovës (letërnjoftim, pasaportë apo leje të vozitjes).


8. A mund të aplikoj për regjistrim me dokument të UNMIK-ut?

Për të aplikuar për regjistrim për votim jashtë Kosovës, duhet të keni një dokument identifikues të Republikës së Kosovës (letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje). Me dokument të UNMIK-ut nuk keni të drejtë të aplikoni për regjistrim për votim jashtë Kosovës.

9. Çfarë mund të bëjë në rast se më është refuzuar kërkesa për regjistrim për votim jashtë Kosovës?

Në rast se ju është refuzuar kërkesa për regjistrim për votim jashtë Kosovës, ju keni të drejtë aplikimi përsëri duke plotësuar dokumentet të cilat kanë munguar.
Ose në rast se nuk pajtoheni me vendimin e refuzimit, keni të drejtë të paraqisni një kundërshtim administrativ në KQZ, deri në njëzet e katër (24) orë pas përfundimit të afatit të regjistrimit.

10. Si mund të parashtroj ankesën për refuzimin e regjistrimit si votuese jashtë Kosovës?

Ankesën mund ta parashtroni përmes e-mailit, në adresën zyrtare të KQZ, të krijuar për këtë qëllim: [email protected].
Ankesa duhet të përmbajë një fotografi tuaj me dokumentin e identifikimit në dorë dhe faktet që mbështesin kundërshtimin tuaj.
Pas pranimit të ankesës, komisioni brenda institucionit është i obliguar ta shqyrtojë atë brenda 24 orëve. Nëse ankesa miratohet, komisioni do t’ju njoftojë menjëherë. Në rast refuzimi, komisioni do të paraqesë KQZ rekomandimin për refuzim.
Nëse ju refuzohet kundërshtimi administrativ, keni të drejtë të bëni ankesa në PZAP brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ.

11. Nëse jam shtetas i Republikës së Kosovës, dhe regjistrohem suksesshëm si votues jashtë Kosovës, mund të votoj në Kosovë, në ditën e zgjedhjeve me datën 9 shkurt 2025?

Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe regjistroheni suksesshëm si votues jashtë Kosovës, emri juaj do të largohet nga lista e votuesve brenda Kosovës. Prandaj, nuk do të keni mundësi të votoni në Kosovë në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025.

12. A mund të çregjistrohem si votues jashtë Kosovës?

Po, ju mund të çregjistroheni si votues jashtë Kosovës dhe të ktheheni në listën votuese brenda Kosovës. Për ta bërë këtë, duhet të dërgoni një kërkesë brenda 24 orëve pas përfundimit të periudhës së regjistrimit për votim jashtë Kosovës. Kërkesa duhet të përmbajë një fotografi tuaj me dokumentin e identifikimit në dorë dhe faktet që mbështesin kundërshtimin, si dhe dëftesën e regjistrimit të nënshkruar dhe dërgoni në email adresën: [email protected], duke kërkuar çregjistrimin ose anulimin e regjistrimit.

13. A mund të ndryshoj formën e votimit?

Po, mund të ndryshoni formën e votimit. Së pari, duhet të dërgoni fotografin tuaj me dëftesën e regjistrimit të nënshkruar në dorë, më kërkesë për anulim të regjistrimit. Pas anulimit të kërkesës, ju duhet të bëni kërkesën për regjistrim përsëri.

14. Çfarë duhet të bëj në rast se nuk gjendet emri im në listën votuese?

Nëse emri juaj nuk gjendet në listën votuese, duhet të paraqiteni në përfaqësinë diplomatike në shtetin ku jetoni për të paraqitur kërkesën për t’u pajisur me dokument identifikues, si pasaportë ose leje vozitjeje.

15. Çka është dëftesa e regjistrimit dhe për çfarë nevojitet?

Dëftesa e regjistrimit përmban kodin unik të regjistrimit, i gjeneruar në barkod, dhe shërben për identifikimin e votuesit gjatë periudhës së votimit përmes postës.

Kjo dëftesë është e nevojshme për të verifikuar statusin e regjistrimit tuaj dhe për të siguruar që jeni regjistruar siç duhet për të votuar përmes postës.

Dëftesën e regjistrimit, e cila pranohet përmes e-mailit, duhet ta vendosni në zarfin e madh, së bashku me zarfin e vogël që përmban fletëvotimin. Kjo do të ndihmojë në sigurimin e verifikimit të saktë të votës suaj.

16. Si realizohet votimi në përfaqësi diplomatike?

Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë me datë 8 shkurt 2025.
Votimi fillon në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.
Procedura e votimit në vendvotim në përfaqësinë diplomatike, është e njëjtë me procedurën e votimit në vendvotim brenda Kosovës.

17. Si të votoj përmes postës?

Nëse jeni regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, për votim përmes postës, ju mund të pajiseni me fletëvotim, përmes:

E-mailit, i cili jepet gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim; ose
Duke e shkarkuar fletëvotimin nga ueb faqja e KQZ-së.

Pastaj zgjedhëni sipas bindjes, subjektin politik dhe deri në dhjetë kandidate të po atij subjekti, palos fletëvotimin e plotësuara dhe e vendos në një zarf të pashënuar dhe mbyllë atë, zarfin me fletëvotim dhe dëftesën e regjistrimit të pranuar përmes e-mailit, vendoset në një zarf tjetër në të cilin duhet të shkruhet adresa e kutisë postare të KQZ-së.
Pakon me fletëvotim dërgoni në kutinë postare të hapura nga KQZ.

Dërgesat postare duhet të jenë individuale.

18. Si ta dërgoj pakon me fletëvotim në njërën nga kutit postare të hapur nga KQZ-ja në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës?

Pakon me fletëvotim mund ta dërgoni në kutinë postare në përfaqësinë diplomatike në shtetin ku ju votoni, ose në shtetin më të afërt ku është e hapur kutia postare.
Pakon duhet ta dërgoni gjatë periudhës së votimit përmes postës, jo më vonë se dita e shtunë kur votohet në përfaqësinë diplomatike

Dërgesat postare duhet të jenë individuale.

Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.

Lloji i shkeljes Dënimi
Neni 207
Cenimi i së drejtës për të kandiduar
Dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit

Dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet

Neni 208

Kanosja e kandidatit

Dënohet me gjobë ose me burgim deri

o   në një (1) vit

Dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet

Neni 209

Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar

Dënohet me burgim prej një (1) viti deri në tre (3) vjet

Dënohet me burgim deri në një (1) vit

Dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet

Neni 210
Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve
Dënohet me një (1) deri në pesë (5) vjet burg
Neni 211
Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve
Dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në pesë (5) vjet
Neni 212
Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votim
Dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet

Dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet

Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në kundërshtim me këtë nen konfiskohet

Neni 213
Keqpërdorimi i të drejtës së votimit
Dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet

Dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet

Neni 214
Pengimi i procesit të votimit
Dënohet me burgim prej një (1) deri në dy (2) vjet

Dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet

Neni 215

Cenimi i fshehtësisë së votimit

Dënohet me burgim deri në gjashtë (6) muaj

Dënohet me burgim deri në një (1) vit

Dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet

Neni 216

Falsifikimi i rezultateve të votimit

Dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet

Dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet

Neni 217
Asgjësimi i dokumenteve të votimit
Dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet

Dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet

Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje nëse, i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej kritereve vijuese:

1) Është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Civil.

2) Banon jashtë Kosovës në, apo pas 1 janarit 1998.

3) Ka fituar statusin e refugjatit në, apo pas 1 janarit 1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës.

Në anën tjetër, asnjë person nuk mund të votojnë nëse:

1) Është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

2) Është i akuzuar nga Tribunali, dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur para Tribunalit.

3) Është shpallur mentalisht i paaftë me vendim të prerë gjyqësor.

Lista Votuese dhe Regjistrimi i Popullsisë duhet të shikohen ndaras. Në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen ata që jetojnë jashtë vendit (diaspora), ndërsa në Listën Votuese përfshihen shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

1) Letërnjoftimi i vlefshëm i Kosovës.

2) Pasaporta e vlefshme e Kosovës.

3) Dokumenti i vlefshëm i udhëtimit.

4) Leja e vozitjes e vlefshme e Kosovës.

5) Kartela e vlefshme e personave të zhvendosur brenda vendit (PZHBV); ose Kartela e vlefshme e refugjatit (Neni 90 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës). Votuesi ditën e zgjedhjeve që posedon ndonjërin nga dokumentet e parapara në nenin 90 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme mund të votoj pavarësisht skadimit të afatit të dokumenteve të UNMIK-ut, por që i njëjti duhet të jetë i regjistruar në Listën e Votuesve.

Qendrën tuaj të votimit, mund ta gjeni duke e shkruar numrin tuaj personal në këtë faqe: https://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index. Kjo platëformë është funksionale vetëm gjatë procesit zgjedhor.

Mund ta ndërroni Qendrën e Votimit gjatë periudhës së shërbimit të votuesve, duke e vizituar zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor apo online nëpërmjet platformës (https://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index). Pasi që ta gjeni qendrën tuaj të votimit, ju e keni mundësinë për ta ndërruar qendrën e votimit duke klikuar butonin përkatës. Pas klikimit, platforma ju tregon qendrat e votimit në komunën tuaj, dhe ju mund ta klikoni qendrën më të përshtatshme për ju. Pastaj e bashkëngjitni kopjen e skanuar ose fotografinë e letërnjoftimit dhe e plotësoni formularin. Pas miratimit të kërkesës suaj, ju njoftoheni nga KQZ-ja.

Lista e Votuesve publikohet në data të caktuara gjatë një procesi zgjedhor, në Ueb faqen e KQZ-së.

Periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit përcaktohet gjatë një procesi zgjedhor, dhe brenda atyre datave ju mund t’i kontestoni të dhënat në listën e votuesve.

Lista e kandidatëve publikohet në datat e caktuara gjatë një procesi zgjedhor, dhe mund ta gjeni në Ueb faqen e KQZ-së.

Koha dhe gjatësia e fushatës zyrtare zgjedhore përcaktohet gjatë një procesi zgjedhor. Një ditë para ditës së zgjedhjeve është heshtja zgjedhore, brenda së cilës nuk lejohet asnjë aktivitet i fushatës zgjedhore.

Të gjitha materialet për informim publik të KQZ-së mund të gjenden në Ueb faqen e KQZ-së, dhe nëpër rrjete sociale të KQZ-së. Informatat publike, do të shpërndahen edhe përmes televizioneve, radios, gazetave dhe portaleve online të lajmeve.

Ka mënyra të ndryshme për t’u angazhuar në këto zgjedhje. Përveç votimit, ju mund ta raportoni çdo shkelje që e shihni në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Gjithashtu, mund të akreditoheni për t’i vëzhguar zgjedhjet duke iu bashkuar vëzhguesve të subjekteve politike apo organizatave të shoqërisë civile, si dhe duke punuar me stafin e zgjedhjeve përmes angazhimit të drejtpërdrejt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ose duke u emëruar si anëtar i Këshillave të Vendvotimit nga subjektet politike dhe në disa raste nga organizatat e shoqërisë civile.

Subjektet politike të certifikuara, organizatat jo-qeveritare vendore dhe ndërkombëtare (OJQ), dhe mediat mund të akreditohen për t’i vëzhguar zgjedhjet. Nëse jeni të interesuar për t’i vëzhguar zgjedhjet, ju duhet t’i bashkoheni njërës prej këtyre subjekteve për të vëzhguar në zgjedhje.

  1. Çka më duhet për t’u akredituar për vëzhgim të zgjedhjeve?
  • Nëse jeni vëzhgues nga ndonjë subjekt politik i certifikuar apo OJQ lokale apo ndërkombëtare, subjekti juaj duhet ta plotësojë Formularin e akreditimit të vëzhguesve dhe ta plotësoj listën e kërkuar me të dhënat për çdo vëzhgues. Përveç kësaj, subjekti juaj duhet t’i dorëzojë Deklaratat e vëzhguesve, të cilat duhet të nënshkruhen nga të gjithë vëzhguesit. Nuk mund t’i vëzhgoni zgjedhjet nëse: 1) Jeni kandidat në këto zgjedhje. 2) Jeni pjesëtar i forcave të policisë. 3) Jeni pjesëtar i ushtrisë, pjesëtar i njësisë së inteligjencës në Kosovë.
  1. Çfarë role kanë vëzhguesit?
  • Vëzhguesit, duhet të jenë neutral dhe nuk mund të ndërhyjnë apo të ndikojnë në procesin zgjedhor në asnjë mënyrë.
Si mund të votoj nëse jetoj jashtë shtetit? (hape dokumentin ne PDF)

[pdf-embedder url=”https://localhost/kqz/wp-content/uploads/2021/07/Pyetjet-e-parashtruara-me-se-shpeshti-Votimi-jashte-Kosoves.pdf” title=”Pyetjet me te shpeshta – Votimi jashte Kosoves_al”]

Kategoria e votuesve me nevoja dhe rrethana të veçanta përfshinë njerëz të cilët, nuk mund të dalin nga shtëpia (kryesisht me aftësi të kufizuara ose me sëmundje), njerëzit nëpër spitale dhe burgje, ose raste tjera kur njerëzit janë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të dalin për të votuar për shkaqe sigurie.

KQZ-ja i dërgon ekipet mobile për të lehtësuar procesin e votimit për votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të aftësisë së kufizuar, arsyeve shëndetësore ose arsyeve tjera. Ju duhet të regjistroheni për këtë shërbim duke e plotësuar këtë Formular, dhe ta dorëzoni në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve së bashku me një kopje të letërnjoftimit dhe diagnozën mjekësore apo dokumentet mbështetëse të cilat tregojnë pse ju duhet ky shërbim. Dokumentet, mund të dorëzohen nga ndonjë anëtar i familjes i cili gjithashtu duhet ta ketë kopjen e letërnjoftimit të tij/saj brenda afateve të caktuara gjatë një procesi zgjedhor.

Mund të votoni në ditën e zgjedhjeve në çdo kohë prej orës 7:00, deri në ora 19:00. Në orën 19:00, mbyllen qendrat e votimit dhe fillon numërimi.

  • Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës: Ju do të pranoni 1 fletëvotim. Së pari sigurohuni se fletëvotimin që e keni marrë është i vulosur, sepse vetëm fletëvotimet e vulosura janë të vlefshme. Në fletëvotim shënjoni vetëm 1 subjekt politik në anën e majtë, dhe deri në 5 kandidatë në anën e djathtë. Në çdo kabinë të votimit, gjendet lista e kandidatëve për informimin tuaj.
  • Zgjedhjet Lokale të Kosovës: Ju do të pranoni 2 fletëvotime – një për Kuvend Komunal dhe një për Kryetar Komune. Së pari sigurohuni se fletëvotimet që keni marrë janë të vulosura, sepse vetëm fletëvotimet e vulosura janë të vlefshme.
    • Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili ka kornizë të kaltër, ju keni subjektet politike në anën e majtë dhe katrorët  për kandidatë në anën e djathtë. Ju do të zgjedhni vetëm 1 subjekt politik në anën e majtë dhe vetëm 1 kandidat/e në anën e djathtë. Në çdo kabinë të votimit, gjendet lista e kandidatëve për informimin tuaj.
    • Në fletëvotimin për Kryetar/e Komune, i cili ka kornizë të verdhë, ju do të keni një listë të kandidatëve që do të garojnë për Kryetar/e të komunës tuaj, dhe ju do të zgjedhni vetëm një kandidat/e, duke shënjuar në pjesën para emrit të tyre.

Votat në qendrën e votimit numërohen në vendvotim, pas mbylljes së vendvotimeve. Ato numërohen nga stafi i vendvotimit, nën vëzhgimin e vëzhguesve të zgjedhjeve. Votat për subjektin politik numërohen së pari, e pastaj votat për kandidatët. Rezultatet futen në Formularët e Përputhjes së Rezultateve (FPR), dhe në Formularin e Rezultateve për Kandidatë (FRK), dhe më pas dorëzohen në formë elektronike në Ueb faqen e KQZ-së. Këto janë votat e vetme që numërohen në vendvotim. Votat me kusht, votat nga jashtë, dhe votat nga votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta numërohen më vonë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Rezultatet preliminare mund të shihen në Ueb faqen e KQZ-së disa orë pas mbylljes së vendvotimeve. Rezultatet mblidhen duke i marrë informatat nga Formularët e Përputhjes së Rezultateve nga çdo vendvotim dhe duke i futur në bazën e të dhënave të rezultateve të KQZ-së. Këto rezultate preliminare nuk i përfshijnë votat me kusht, votat nga jashtë, dhe votat nga votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta të cilat numërohen më vonë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Mund t’i raportoni shkeljet duke telefonuar falas në 0 800 55 555, i cili ju lidhë direkt me Dhomën e Operacioneve të KQZ-së. Raporti juaj shënohet dhe pastaj varësisht nga shkelja, KQZ-ja koordinohet me stafin në terren dhe nëse është e nevojshme edhe me forcat e policisë dhe me prokurorët e terrenit për ta adresuar shkeljen.

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote, përfaqësuesit e subjekteve politike, anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve, dhe vëzhguesit vendor kanë të drejtë ankese. Ankesa duhet:

1) Të parashtrohet nga personi me të drejtë ankese.

2) Të dorëzohet brenda afatit të kërkuar.

3) Të dorëzohet me shkrim duke e plotësuar formularin nga PZAP që mund të gjendet në Sekretariatin e PZAP-it, në Ueb faqen e PZAP-s, dhe në të gjitha vendvotimet.

4) T’i referohet shkeljes specifike të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale, dhe rregulloreve të KQZ-së.

5) Të nënshkruhet nga personi që e parashtron ankesën.

Shkeljet e zgjedhjeve janë të dënueshme me ligj, dhe dënimi ndryshon nga lloji i shkeljes, duke filluar nga gjobat e deri në burgim. Më poshtë janë dhënë disa nga dënimet për aktivitete zgjedhore sipas Kodit Penal të Kosovës:

Lloji i shkeljes Dënimi
Ndalimi ose pengimi i personit nga kandidimi në zgjedhje. Gjobë ose burgim deri në 1 vjet. Nëse përdoret forcë fizike gjatë procesit, dënimi mund të shkojë deri në 3 vjet burg.
Detyrimi i ndonjë kandidati që ta tërheqë kandidaturën. Gjobë ose burgim deri në 1 vjet. Nëse përdoret forcë fizike gjatë procesit, dënimi mund të shkojë deri në 3 vjet burg.
Pengimi i kandidatit nga aktivitetet e fushatës. Gjobë ose burgim deri në 1 vjet. Nëse përdoret forcë fizike gjatë procesit, dënimi mund të shkojë deri në 3 vjet burg.
Pengimi i votuesit gjatë votimit ose ndikimi në zgjedhjen e tyre. Burgim deri në 1 vjet. Nëse përdoret forcë fizike gjatë procesit, dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet burg.
Shpërdorimi i pozitës zyrtare të stafit zgjedhor. Gjobë dhe burgim nga 2 deri në 5 vjet.
Marrja ose dhënia e ryshfetit në lidhje me votimin. Burgim nga 1 deri në 5 vjet.
Ndërmjetësimi i ryshfetit në lidhje me votimin. Burgim nga 1 deri në 5 vjet.
Votimi ose tentativa për të votuar: 1) Në emër të dikujt tjetër. 2) Më shumë se një herë, dhe/ose 3) Duke e përdorur më shumë se një listë të votuesve. Burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet.
Pengimi ose ndalimi i paligjshëm i procesit të votimit. Burgim nga 1 deri në 2 vjet. Nëse përdoret forcë fizike gjatë procesit, dënimi mund të shkojë deri në 3 vjet burg.
Shkelja e privatësisë në votim. Burgim deri në 6 muaj. Nëse përdoret forcë fizike gjatë procesit, dënimi mund të shkojë deri në 1 vjet burg.
Falsifikimi i rezultateve. Burgim nga 1 deri në 3 vjet.
Dëmtimi i dokumenteve të votimit. Burgim nga 1 deri në 3 vjet.