Përfundon afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike

17/02/2020

Prishtinë, 17 shkurt 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.

Lista e subjekteve politike me kandidatët që aplikuan gjatë këtij afati (8 shkurt – 17 shkurt) është si në vijim (renditja në tabelë është sipas kohës së dorëzimit të aplikimit):

 

SUBJEKTI POLITIK KANDIDATI PËR KRYETAR
LIDHJA DEMOKRTIKE E KOSOVËS NEXHMI RUDARI
LËVIZJA VETËVENDOSJE! SHPEJTIM BULLIQI
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NAIM FETAHU