Pas procesit të rekrutimit, emërohet Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike
Prishtinë, 12 dhjetor 2022 – Pas procesit të rekrutimit, i filluar në muajin tetor 2022, Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi mori vendim për emërimin e z. Besnik Buzhala si Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).
Konkursi për këtë pozitë është shpallur pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dheplotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe ligjit nr. 03/L-073 përzgjedhje të përgjithshme në republikën e kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256.
Procedurat e rekrutimit janë përmbyllur brenda afatit ligjor të parapara në ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në fillim të shtatorit, ku kërkohej që jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të bëhej shpallja publike për aplikim të kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Zyrës së Regjistrimit dhe Çertifikimit të Subjekteve Politike dhe që procedura e përzgjedhjes së Drejtorit të përfundonte brenda tre (3) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Buzhala është pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nga viti 2009. Ai gjatë kësaj kohe ka punuar në Divizionin e Shërbimit të Votuesve.