Njoftim nga mbledhja e KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin përfundimtar të raundit të dytë (rivotimit) për kryetar të komunës së Istogut, që u mbajtën më 17 dhjetor 2017.
Në vazhdim të mbledhjes, duke u përgjigjur në kërkesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje pas dorëheqjes nga posti i deputetit të z. Mytaher Haskuka dhe z. Qëndron Kastrati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se:
- z. Shemsi Syla është kandidati i radhës për të zëvendësuar z. Mytaher Haskuka dhe
- z. Salih Zyba është kandidati i radhës për të zëvendësuar z. Qëndron Kastrati.
Gjiashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në përputhje me detyrimin ligjor, pas auditimit, ka bërë publikimin e Raporteve Financiare Vjetore dhe Raporteve të Shpenzimeve të Fushatës Zgjedhore të subjekteve politike.