Njoftim nga mbledhja e 15-të

15/03/2024

Prishtinë, 15 Mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 15-të për këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes u prezantua një raport nga përgatitjet për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, i cili do të mbahet më 21 prill 2024.

Në kuadër të përgatitjeve të këtij procesi, subjekteve politike u është dërguar ftesa për të paraqitur nominimet e tyre për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna.

Në vazhdim të mbledhjes, u bë e ditur se më 1 mars 2024 është përmbyllur afati ligjor për subjektet politike të regjistruara për të dorëzuar në KQZ raportin vjetor financiar që përfshin periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023. Sipas ligjit, edhe subjektet parlamentare, të cilat nuk janë të regjistruara si parti politike, por që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës duke marrë pjesë në zgjedhje si iniciativa qytetare, kanë detyrim që të dorëzojnë raportin vjetor financiar.

Në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike janë pranuar 51 raporte vjetore financiare, ndërsa 3 të tjera, si: Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Eko Lëvizja e Gjelbër, nuk i kanë dorëzuar ende këto raporte. Për shkak të mosdorëzimit, Zyra ka shqiptuar gjoba për tri subjektet politike të regjistruara me nga 4,000 Euro secilën prej tyre.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u prezantua edhe një përmbledhje nga përmbajta e raportit të Zyrës me gjetjet gjatë pranimit të raporteve vjetore finaciare të subjekteve politike për vitin 2023.

Në pikat tjera të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitet 2025-2027 si dhe dokumentin “Analizë e moshës së gjinisë për vëzhguesit e subjekteve politike në zgjedhjet e vitit 2021”.

DORËZIMI I RAPORTEVE VJETORE FINANCIARE NGA PARTITË POLITIKE PËR PERIUDHË 1 JANAR – 31 DHJETOR 2023
Emri i subjektit politik Data e regjistrimit Data e dorëzimit
1 LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 21/08/2000 29.02.2024
2 PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 21/08/2000 01.03.2024
3 PARTIA E DREJTËSISË 21/08/2000 01.03.2024
4 KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ 21/08/2000 01.03.2024
5 PARTIA SOCIALDEMOKRATE 21/08/2000 29.02.2024
6 PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS 21/08/2000 JO
7 STRANKA DEMOKRATSKE AKCIJE 21/08/2000 29.02.2024
8 BALLI KOMBËTAR I KOSOVËS 04/10/2000 01.03.2024
9 DEMOKRATSKA STRANKA BOŠNJAKA 04/07/2001 16.02.2024
10 INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS 19/07/2001 26.02.2024
11 PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS 19/07/2001 29.02.2024
12 ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 12/07/2002 29.02.2024
13 GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE 08/08/2002 01.03.2024
14 PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS 19/07/2002 JO
15 DEMOKRATSKA STRANKA VATAN 12/05/2004 16.02.2024
16 ALEANCA KOSOVA E RE 03/05/2006 01.03.2024
17 LËVIZJA PËR BASHKIM 07/12/2007 27.02.2024
18 EKO LËVIZJA E GJELBËR 12/04/2007 JO
19 NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 07/04/2009 29.01.2024
20 PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM 05/11/2010 01.03.2024
21 KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA 08/04/2014 17.01.2024
22 PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE 29/04/2014 28.02.2024
23 REPUBLIKANËT E KOSOVËS 12/05/2014 16.01.2024
24 JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA 12/05/2014 20.02.2024
25 LËVIZJA QYTETARE VATRA 18/12/2014 28.02.2024
26 POKRET ZA GORA 18/12/2014 29.02.2024
27 PARTIA DEMOKRATIKE E UNITETIT 18/12/2014 23.02.2024
28 FJALA 12/06/2015 27.02.2024
29 ORGANIZATA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT 21/12/2015 26.02.2024
30 NISMA SOCIALDEMOKRATE 25/05/2016 01.03.2024
31 SRPSKA LISTA 12/05/2017 28.02.2024
32 LËVIZJA VETËVENDOSJE! 12/05/2017 01.03.2024
33 PARTIJA KOSOVSKIH SRBA 15/05/2017 27.02.2024
34 ALTERNATIVA 24/07/2017 01.03.2024
35 PARTIA URA 07/08/2017 28.02.2024
36 LËVIZJA PËR BASHKËVEPRIM 18/07/2019 29.02.2024
37 PARTIA BALLISTE 08/08/2019 29.02.2024
38 SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA 13/01/2020 01.03.2024
39 YENİLIKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ 29/10/2020 29.02.2024
40 NAŠA INICIJATIVA 10/12/2020 29.02.2024
41 PARTIA REPUBLIKANE PËR NDRYSHIME 18/03/2021 28.02.2024
42 INICIATIVA BALLI 26/05/2021 28.02.2024
43 BOŠNJAČKA STRANKA KOSOVA 26/05/2021 29.02.2024
44 KOSOVA ADALET TÜRK PARTİSİ 26/05/2021 01.03.2024
45 PARTIA DEMOKRATIKE E DIASPORËS 17/06/2021 26.02.2024
46 LËVIZJA FORCA E DIASPORËS 02/09/2021 01.03.2024
47 GUXO 09/03/2022 29.02.2024
48 Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA 09/03/2022 01.03.2024
49 SHPRESA DEMOKRATE 06/10/2023 29.02.2024
50 SRPSKA DEMOKRATIJA 06/12/2023 01.03.2024
51 LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS Subjekt parlmentar 01.02.2024
52 ROMANI INICYATIVA Subjekt parlmentar 01.03.2024
53 KOALICIJA VAKAT Subjekt parlmentar 16.02.2024
54 GRAÐANSKA INICIJATIVA ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK Subjekt parlmentar 01.03.2024