Njoftim lidhur me pezullimin e përkohshëm të shërbimit online “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit”

01/12/2023

Prishtinë, 1 dhjetor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët se ka pezulluar përkohësisht funksionimin e platformës elektronike “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit”.

Ky pezullim është bërë me qëllim të përmirësimit të disa aspekteve teknike të kësaj platforme.

Gjithashtu, njoftojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që deri më tani kishin parashtruar kërkesat për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës së tyre, se kërkesat e tyre janë pranuar dhe janë shyrtuar. Të gjithë aplikuesit, rreth 2,500, janë njoftuar përmes e-mailit lidhur me statusin e kërkesës së tyre për ndërrim të Qendrës së Votimit.

Deri në një njoftim të ri lidhur me shërbimin online për ndrrimin e Qendrës së Votimit, KQZ do të vazhdojë të ofrojë këtë mundësi për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Republikën e Kosovës duke parashtruar kërkesën e tyre fizikisht në Zyrat e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve. Adresat  e ZLKZ për secilën komunë mund të gjinden këtu: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/