Në Gjakovë dhe Pejë u organizuan tryeza për pjesëmarrjen e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve

30/11/2023

Gjakovë dhe Pejë, nëntor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar edhe këtë javë me organizimin e tryezave regjionale lidhur me pjesëmarrjen e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve.

Tryezat e radhës u organizuan në Gjakovë dhe Pejë, ku pjesëmarrës ishin anëtare të Kuvendeve Komunale, zyrtarë komunal për barazi gjinore, përfaqësues të shoqërisë civile nga niveli lokal që vëzhgojnë proceset zgjedhore në vendin tonë.

Ashtu si edhe në regjionet tjera, në këto dy takime u prezantuan gjetjet nga analiza e përbërjes gjinore të trupave menaxhuese të zgjedhjeve, siç janë Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve, në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (14.02.2023) dhe në Zgjedhjet Lokale (17.10.2021).