Mbledhja e KQZ-së: Shtyrja e kuvendeve zgjedhore të 6 partive politike dhe Dita Globale e Zgjedhjeve
Prishtinë, 19 janar 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetari, Kreshnik Radoniqi.
Në fillim të mbledhjes, KQZ-ja miratimoi kërkesat e 6 partive politike për shtyrjen e kuvendeve të tyre zgjedhore për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet.
Anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, i cili prezantoi çështjen nga Këshilli për Çështje Ligjore i KQZ-së, bëri të ditur se në këtë këshill janë trajtuar këto kërkesa dhe se të njëjtat janë legjitime e të bazuara.
Edhe në vitin 2021 KQZ-ja ka miratuar kërkesat e ngjashme të partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore në një afat të caktuar.
Partia Politike | Data për mbajtjen e Kuvendit | Afati i kërkuar dhe i miratuar për shtyrje |
ALEANCA KOSOVA E RE – AKR | 31.12.2021 | 25.2.2022 |
POKRET ZA ŽUPU I DIJASPORU – ŽUPSKA | 31.12.2021 | 31.5.2022 |
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – PLE | 10.2.2021 | 28.5.2022 |
FORCA E DIASPORËS – FeD | 2.3.2022 | 30.4.2022 |
PARTIA URA | 31.12.2021 | 23.4.2022 |
LËVIZJA VETËVENDOSJE | 21.1.2022 | 30.10.2022 |
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga komunat: Viti, Deçan, Malishevë dhe Prizren.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së diskutuan për shënimin e Ditës Globale të Zgjedhjeve. Me rastin e kësaj dite, e cila shënohet çdo të enjte të parë të muajit shkurt, do të mbahet tryezë me përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile me temën: Transparenca në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Po ashtu, në të gjitha komunat e Kosovës, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve do të mbajnë ligjerata me maturantët për rëndësinë e votës.
Këtu mund t’i gjeni vendimet nga mbledhja e KQZ-së nr. 01/2022