Mbledhja e 30-të e KQZ-së: Rekomandimi për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të LS-së

10/11/2022

Prishtinë, 10 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë (10) deputetëve të dorëhequr të subjektit politik “Srpska Lista”.

Bazuar në kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese në lëndët KI45/20 dhe KI46/20, rekomandon nëntë (9) kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Srpska” dhe një (1) kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak (GI SPO), të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, sipas tabelës vijuese:

Nr. Deputeti i dorëhequr Subjekti politik Rekomandimet për zëvendësim Subjekti politik
1. Slavko  Simić Srpska Lista Milan Kostic Srpska Lista
2. Igor Simić Srpska Lista Zoran Maksimovic Srpska Lista
3. Miljana Nikolić Srpska Lista Olivera Zdravkovic Srpska Lista
4. Zoran Mojsilović Srpska Lista Milan Joksimovic Srpska Lista
5 Verica Ćeranić Srpska Lista Ksenija Bozovic Srpska Lista
6. Branislav Nikolić Srpska Lista Rados Mihajlovic Srpska Lista
7. Miloš Perović Srpska Lista Nenad Radenkovic Srpska Lista
8. Ljubinko Karadžić Srpska Lista Svetislav Jokic Srpska Lista
9. Jasmina Dedić Srpska Lista Biljana Maksic Srpska Lista
10. Dragana Antonijević Srpska Lista Cvetko Veljkovic GI SPO

Po ashtu, në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.