KQZ vëzhgoi zgjedhjet parlamentare dhe europiane në Estoni

11/06/2024

Tallin (Estoni), 11 qershor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve për Parlamentin Europian në Estoni.

Ekipi i KQZ-së, në përbërje të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi dhe Zyrtari i bazës së të bazës së tê dhënave dhe Aplikacioneve Zgjedhore, Premtim Rrustemi, ishin pjesë e programit ndërkobëtar për vëzhguesit, të cilët morën pjesë në vëzhgim e zgjedhjeve për Parlamentin Europian në Estoni dhe u informuan lidhur me aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor në këtë vend.

Organizimi i zgjedhjeve parlamentare nacionale dhe atyre për Parlamentin Europian, zbatimi i E-Votimit (votimi përmes Internetit) dezinformimi dhe ndërhyrja e jashtme në zgjedhje, ishin disa nga temat me të cilat u njohën nga afër pjesëmarrësit nga shtetet e ndryshme.

Në ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit u njoftuan nga afër lidhur me procedurat e hapjes së vendvotimeve, zhvllimin e procesit gjatë ditës dhe mbylljen e Qendrave të Votimit, numërimin e votave nga E-Votimi si dhe krahasimin e votuesve nga E-votimi me votuesit që kane votuar në vendvotim dhe procesin e dekriptimit të të dhënave për numërimin e votave.