KQZ uron Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Botërorë për dhjetëvjetorin e themelimit
Prishtinë, 16 tetor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, ka uruar Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Botëror për dhjetëvjtorin e themelimit.
Në videomesazhin e përcjellur, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi shpreh konsideratat më të larta për këtë Asociacion, duke uruar për vazhdimin e punës së mirë për t’i bërë bashkë Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve nga e gjithë bota.
“Në tetor të vitit 2013, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë anëtar me të drejta të plota i Asamblesë së Përgjithshme të A-WEB-it. Pra, janë plotë 10 vite bashkëpunim korrekt dhe profesional, i cili ka qenë shumë i frytshëm për zyrtarët tanë, të cilët kanë ndjekur trajnime të shumta gjatë kësaj dekade të parë. Asociacionet e tilla, ku janë të anëtarësuar më shumë se 100 institucione nga vende të ndryshme të botës, kanë vlerën e tyre të çmuar dhe ne sigurojmë se do t’i shërbejmë me devotshmëri vizionit të A-WEB-it për të nxitur efikasitetin në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, transparente dhe pjesëmarrëse”, thuhet ndër tjerash në fillim të mesazhit të kryetarit Radoniqi.
Në vazhdim të mesazhit, kryetari Radoniqi, njoftoi shkurtimisht institucionet aëtare të A-WEB-it, të cilat përfaqësojnë më shumë se 100 shtete nga e gjithë bota, lidhur me sukseset e Republikës së Kosovës si shtet i ri në organizimin e zgjedhjeve.
“Republika e Kosovës është një shtet i ri, që ka shpallur Pavarësinë në shkurtin e vitit 2008, pasi fillimisht fitoi lirinë në verën e vitit 1999. Gjatë kësaj kohe, KQZ ka organizuar dhjetëra procese zgjedhore dhe sot jemi të lumtur të themi se në vendin tonë, si shtet i ri, janë bërë përparime të mëdha dhe është krijuar një traditë e zgjedhjeve, të cilat vlerësohen lartë nga vëzhguesit vendor e ndërkombëtar. Gjatë këtyre viteve, me kënaqësi kemi pritur vëzhguesit e zgjedhjeve nga mbarë bota, shumë prej të cilëeve edhe anëtar të A-WEB-it. Ne i japim rëndësi të madhe vëzhgimit të zgjedhjeve si dhe çmojmë bashkëpunimin që kemi krijuar me shumë nga institucionet tjera të menaxhimit të zgjedhjeve. Pa dyshim se organizimi i zgjedhjeve të lira, demokratike dhe cilësia e organizimit të tyre – janë ndër pikat kyçe të vlerësimit të demokracive të reja. Si një shtet i ri, Republika e Kosovës ka arritur të japë shembullin e vetë në këtë drejtim”, vazhdon më tej mesazhi i kryetarit të KQZ-së.
Në fund të mesazhit, në emër të KQZ-së së Republikës së Kosovës, Radoniqi shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëunimit, duke vlersuar se shkëmbimi i ideve dhe praktikave më të mira zgedhore me institucionet tjera që merren me organizimin e zgjedhjeve, mund të shërbjnë për përmirësimin e proceseve zgjedhore edhe në vendin tonë.