KQZ tërheq shortin për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 18 dhe 25 dhjetorit 2022

07/12/2022

Prishtinë, 7 dhjetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të komunave (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) dhe zgjedhjeve të parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Në fillim të kësaj ngjarje, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në kuadër të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, që nga shpallja e datës së zgjedhjeve, KQZ-ja ka ndërmarrë të gjithë hapat për të përgatitur këto dy procese zgjedhore.

“Pavarësisht sfidave të cilat na paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të kryer detyrat e veta dhe në këtë drejtim është edhe kjo ngjarje e sotme. Angazhimi ynë për zgjedhje të lira dhe demokratike, është i përhershëm dhe kjo mund të arrihet vetëm me një punë të përbashkët”, tha Radoniqi.

RENDITJA E SUBJEKTEVE POLITIKE NË FLETËVOTIMIN E ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME PËR KRYETAR TË KOMUNAVE: MITROVICË E VERIUT, ZVEÇAN, LEPOSAVIQ DHE ZUBIN POTOK DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PËR KUVENDIN KOMUNAL TË ZVEÇANIT DHE LEPOSAVIQT
INICIATIVA QYTETARE MITROVICA 111
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 112
PARTIJA KOSOVSKIH SRBA 113
KANDIDATE E PAVARUR 114
LËVIZJA VETËVENDOSJE 115