KQZ shkatërron materialin zgjedhor të procesit të votimit të 21 prillit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

20/06/2024

Prishtinë, 20 qershor 2024 – Gjatë ditës së enjte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkatërroi materialin zgjedhor të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i mbajtur më 21 prill 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së në materiale që i nënshtrohen shkatërrimit bëjnë pjesë:

  1. Fletëvotime të vlefshme/të pavlefshme/ të zbrazëta/ të dëmtuara;
  2. Kopja dhe origjinali i Formularit i Rezultateve (FR);
  3. Lista e Gjerë e votuesve të komunave (Listat Komunale të Votuesve të shtypura)
  4. Lista Votuesve (LV) dhe Lista e Votuesve me Kusht (LVK);
  5. Librat e Votimit (LV);
  6. Fletëvotimet e papërdorura;
  7. Fletëvotimet me kusht;
  8. Vula zyrtare e fletëvotimit/vulat tjera- vula zyrtare e fletëvotimit pjesa e gomës;
  9. Aplikacionet për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës;
  10. Materialet tjera informuese dhe
  11. Regjistrimet e kamerave të procesin e votimit.