KQZ shkatërron materialin zgjedhor të procesit të votimit të 21 prillit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut
20/06/2024

Prishtinë, 20 qershor 2024 – Gjatë ditës së enjte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkatërroi materialin zgjedhor të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i mbajtur më 21 prill 2024.
Sipas vendimit të KQZ-së në materiale që i nënshtrohen shkatërrimit bëjnë pjesë:
- Fletëvotime të vlefshme/të pavlefshme/ të zbrazëta/ të dëmtuara;
- Kopja dhe origjinali i Formularit i Rezultateve (FR);
- Lista e Gjerë e votuesve të komunave (Listat Komunale të Votuesve të shtypura)
- Lista Votuesve (LV) dhe Lista e Votuesve me Kusht (LVK);
- Librat e Votimit (LV);
- Fletëvotimet e papërdorura;
- Fletëvotimet me kusht;
- Vula zyrtare e fletëvotimit/vulat tjera- vula zyrtare e fletëvotimit pjesa e gomës;
- Aplikacionet për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës;
- Materialet tjera informuese dhe
- Regjistrimet e kamerave të procesin e votimit.