KQZ publikoi raportet financiare të partive politike për vitin 2019
Prishtinë, 2 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të cilat i përkasin vitit 2019.
Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i raporteve vjetore financiare, proces i cili bëhet nga auditorë auditorë të cilët i përzgjedhë Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së.
Vendimi i KQZ-së mbështetet në respektim të parimit të transparencës në raport me publikun.
Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2019 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://localhost/kqz/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara/