KQZ ka mbajtur takime me gra përfaqësuese të subjekteve politike

15/08/2017

Me përkrahjen e IFES-it dhe USAID-it KQZ-ja ka mbajtur një trajnim me  Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve për të lansuar programin “Gra Udheheqese në Zgjedhje”.

Në kuadër të këtij programi, ZLKZ-të janë përgatitur të trajnojnë anetaret e subjekteve politike për punën në procese zgjedhore.

KQZ-ja përmes Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve ka mbajtur takime me përfaqësuese të subjekteve politike në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gracanicë, Skenderaj dhe në Mitrovicën e Veriut ku kanë marrë pjesë 150 pjesëmarrëse.

ZLKZ-të gjatë këtyre takimeve kanë informuar pjesëmarrësit për mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve dhe kanë inkurajuar ato t’i shpërndajnë këto informata.

[foogallery id=”9272″]