KQZ-ja mban punëtorinë me ZLKZ-të për informimin e votuesve
12/12/2022

Prishtinë, dhjetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti punëtorinë e radhës me Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve.
Gjatë këtij takimi, të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u diskutua për tema të ndryshme.
Në fokus të kësaj tryeze ishte informimi i votuesve, sidomos votuesit në zona rurale dhe komunitetit tjera të margjinalizuara.
Po ashtu, në këtë tryezë u ritheksua angazhimi i vazhdueshëm që synon zvogëlimin e numrit të votave të pavlefshme për proceset e ardhshme zgjedhore në Kosovë.