KQZ-ja certifikoi kandidatët në zgjedhjet për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe emëroi Komisionet Komunale të Zgjedhjeve
28/11/2022
Prishtinë, 28 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022.
SUBJEKTET POLITIKE | LEPOSAVIQ | ZUBIN POTOK | ZVEÇAN | MITROVICË E VERIUT |
INICIATIVA QYTETARE MITROVICA | / | / | / | BETIM
OSMANI |
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS | ALBULENA
BEHLULI HETEMI |
IZMIR
ZEQIRI |
ILIR
PECI |
TAULANT
KELMENDI |
LËVIZJA VETËVENDOSJE | LULZIM
HETEMI |
FLATRON
HASANI |
FETAH
PECI |
ERDEN
ATIQ |
PARTIJA KOSOVSKIH SRBA | ALEKSANDAR JABLANOVIĆ | / | / | / |
GRAĐANSKA INICIJATIVA SRPSKI OPSTANAK | / | / | / | ALEKSANDAR
ARSENIJOVIĆ |
KANDIDATE E PAVARUR | / | / | SLADJANA
PANTOVIĆ |
/ |
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja emëroi edhe anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna.