Deri në orën 15:00 votuan 18 mijë 729 votues apo 32.30 %
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se procesi i votimit në këto komuna është duke vijuar pa ndonjë problem.
KQZ njofton se deri në orën 15:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 18 mijë e 729 (32.30%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 17 mijë 544 votues apo 30.79%.
Komunat | Numri i votuesve
2019 |
Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 15:00 | |||
2017 | 2019 | ||||
LEPOSAVIQ | 18 164 | 5 907 | 33.28% | 6 003 | 33.05% |
ZUBIN POTOK | 8 535 | 2 415 | 28.75% | 2 940 | 34.45% |
ZVEÇAN | 9 229 | 2 957 | 32.61% | 3 169 | 34.34% |
MITROVICË E VERIUT | 22 055 | 6 275 | 28.79% | 6 617 | 30.00% |
57 983 | 17 544 | 30.79% | 18 729 | 32.30% |
Në orën 19:30 mbahet konferenca e katërt e KQZ-së lidhur me mbylljen e vendvotimeve, pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00 si dhe për ecurinë e procesit zgjedhor.