KQZ pjesëmarrëse në konferencën për përdorimin e inteligjencës artificiale në zgjedhje
Tiranë, 3 dhjetor 2024 – Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë bashkë me zyrtarë të trupave zgjedhore dhe përgaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Armenia, Ukraina dhe Bosnje Hercegovina në konferencën treditore për përdorimin e inteligjencës artificiale në zgjedhje.
Në mesin e prezantuesve ishte edhe kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili, duke folur për rrjetet soiale si burim i rëndësishëm i informacionit, tregoi angazhimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë fushë të re, e cila po ndryshon me shpejtësi të madhe.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të bashkëpunojë me patforma si Meta, për të përmirësuar mënyrën se si i përdorim mediat sociale. Një nga prioritetet është të reagojmë shpejt për për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me procedurat zgjedhore”, tha Radoniqi.
Gjithashtu, ai tregoi se KQZ është duke bashkëpunuar edhe me partnerë ndërkombëtarë, si Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) në fushata që promovojnë informacion të saktë gjatë zgjedhjeve dhe se po eksplorojmë mjete të AI që mund të ndihmojnë KQZ-në në monitorimin e aktivitetit online në kohë reale për të luftuar dezinformimin efektivisht.
Trajnimi është organizuar nga International IDEA dhe i financuar nga Microsoft dhe OpenAI, me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.
Qëllimi i këtij programi trajnimi është të pajisë zyrtarët zgjedhorë dhe organizatat e shoqërisë civile me një kuptim të thelluar të AI-së, duke theksuar implikimet e saj etike dhe të të drejtave të njeriut në administrimin zgjedhor.
Gjatë 3 ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të implementojnë efektivisht zgjidhjet AI brenda kuadrit të qeverisjes demokratike, duke siguruar që teknologjia të forcojë dhe jo të minojë integritetin e menaxhimit zgjedhor. Zyrtarët zgjedhorë do të mund të fitojnë njohuri në pesë tema kyçe: Bazat e AI, Etika e AI dhe të Drejtat e Njeriut, AI dhe Zgjedhjet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përfaqësuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi dhe drejtori për teknologji informative, Kreshnik Spahiu.
International IDEA tani po zhvillon një program të strukturuar trajnimi dhe dialogu për edukimin e aktorëve zgjedhorë në rajone të ndryshme, si Azia, Paqësor, Ballkani Perëndimor, Amerika Latine dhe Afrika.