Njoftim nga mbledhja e 15-të
Prishtinë, 15 Mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 15-të për këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në fillim të mbledhjes u prezantua një raport nga përgatitjet për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, i cili do të mbahet më 21 prill 2024.
Në kuadër të përgatitjeve të këtij procesi, subjekteve politike u është dërguar ftesa për të paraqitur nominimet e tyre për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna.
Në vazhdim të mbledhjes, u bë e ditur se më 1 mars 2024 është përmbyllur afati ligjor për subjektet politike të regjistruara për të dorëzuar në KQZ raportin vjetor financiar që përfshin periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023. Sipas ligjit, edhe subjektet parlamentare, të cilat nuk janë të regjistruara si parti politike, por që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës duke marrë pjesë në zgjedhje si iniciativa qytetare, kanë detyrim që të dorëzojnë raportin vjetor financiar.
Në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike janë pranuar 51 raporte vjetore financiare, ndërsa 3 të tjera, si: Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Eko Lëvizja e Gjelbër, nuk i kanë dorëzuar ende këto raporte. Për shkak të mosdorëzimit, Zyra ka shqiptuar gjoba për tri subjektet politike të regjistruara me nga 4,000 Euro secilën prej tyre.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u prezantua edhe një përmbledhje nga përmbajta e raportit të Zyrës me gjetjet gjatë pranimit të raporteve vjetore finaciare të subjekteve politike për vitin 2023.
Në pikat tjera të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitet 2025-2027 si dhe dokumentin “Analizë e moshës së gjinisë për vëzhguesit e subjekteve politike në zgjedhjet e vitit 2021”.
DORËZIMI I RAPORTEVE VJETORE FINANCIARE NGA PARTITË POLITIKE PËR PERIUDHË 1 JANAR – 31 DHJETOR 2023 | |||
Emri i subjektit politik | Data e regjistrimit | Data e dorëzimit | |
1 | LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS | 21/08/2000 | 29.02.2024 |
2 | PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS | 21/08/2000 | 01.03.2024 |
3 | PARTIA E DREJTËSISË | 21/08/2000 | 01.03.2024 |
4 | KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ | 21/08/2000 | 01.03.2024 |
5 | PARTIA SOCIALDEMOKRATE | 21/08/2000 | 29.02.2024 |
6 | PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS | 21/08/2000 | JO |
7 | STRANKA DEMOKRATSKE AKCIJE | 21/08/2000 | 29.02.2024 |
8 | BALLI KOMBËTAR I KOSOVËS | 04/10/2000 | 01.03.2024 |
9 | DEMOKRATSKA STRANKA BOŠNJAKA | 04/07/2001 | 16.02.2024 |
10 | INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS | 19/07/2001 | 26.02.2024 |
11 | PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS | 19/07/2001 | 29.02.2024 |
12 | ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS | 12/07/2002 | 29.02.2024 |
13 | GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE | 08/08/2002 | 01.03.2024 |
14 | PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS | 19/07/2002 | JO |
15 | DEMOKRATSKA STRANKA VATAN | 12/05/2004 | 16.02.2024 |
16 | ALEANCA KOSOVA E RE | 03/05/2006 | 01.03.2024 |
17 | LËVIZJA PËR BASHKIM | 07/12/2007 | 27.02.2024 |
18 | EKO LËVIZJA E GJELBËR | 12/04/2007 | JO |
19 | NOVA DEMOKRATSKA STRANKA | 07/04/2009 | 29.01.2024 |
20 | PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM | 05/11/2010 | 01.03.2024 |
21 | KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA | 08/04/2014 | 17.01.2024 |
22 | PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE | 29/04/2014 | 28.02.2024 |
23 | REPUBLIKANËT E KOSOVËS | 12/05/2014 | 16.01.2024 |
24 | JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA | 12/05/2014 | 20.02.2024 |
25 | LËVIZJA QYTETARE VATRA | 18/12/2014 | 28.02.2024 |
26 | POKRET ZA GORA | 18/12/2014 | 29.02.2024 |
27 | PARTIA DEMOKRATIKE E UNITETIT | 18/12/2014 | 23.02.2024 |
28 | FJALA | 12/06/2015 | 27.02.2024 |
29 | ORGANIZATA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT | 21/12/2015 | 26.02.2024 |
30 | NISMA SOCIALDEMOKRATE | 25/05/2016 | 01.03.2024 |
31 | SRPSKA LISTA | 12/05/2017 | 28.02.2024 |
32 | LËVIZJA VETËVENDOSJE! | 12/05/2017 | 01.03.2024 |
33 | PARTIJA KOSOVSKIH SRBA | 15/05/2017 | 27.02.2024 |
34 | ALTERNATIVA | 24/07/2017 | 01.03.2024 |
35 | PARTIA URA | 07/08/2017 | 28.02.2024 |
36 | LËVIZJA PËR BASHKËVEPRIM | 18/07/2019 | 29.02.2024 |
37 | PARTIA BALLISTE | 08/08/2019 | 29.02.2024 |
38 | SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA | 13/01/2020 | 01.03.2024 |
39 | YENİLIKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ | 29/10/2020 | 29.02.2024 |
40 | NAŠA INICIJATIVA | 10/12/2020 | 29.02.2024 |
41 | PARTIA REPUBLIKANE PËR NDRYSHIME | 18/03/2021 | 28.02.2024 |
42 | INICIATIVA BALLI | 26/05/2021 | 28.02.2024 |
43 | BOŠNJAČKA STRANKA KOSOVA | 26/05/2021 | 29.02.2024 |
44 | KOSOVA ADALET TÜRK PARTİSİ | 26/05/2021 | 01.03.2024 |
45 | PARTIA DEMOKRATIKE E DIASPORËS | 17/06/2021 | 26.02.2024 |
46 | LËVIZJA FORCA E DIASPORËS | 02/09/2021 | 01.03.2024 |
47 | GUXO | 09/03/2022 | 29.02.2024 |
48 | Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA | 09/03/2022 | 01.03.2024 |
49 | SHPRESA DEMOKRATE | 06/10/2023 | 29.02.2024 |
50 | SRPSKA DEMOKRATIJA | 06/12/2023 | 01.03.2024 |
51 | LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS | Subjekt parlmentar | 01.02.2024 |
52 | ROMANI INICYATIVA | Subjekt parlmentar | 01.03.2024 |
53 | KOALICIJA VAKAT | Subjekt parlmentar | 16.02.2024 |
54 | GRAÐANSKA INICIJATIVA ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK | Subjekt parlmentar | 01.03.2024 |